Kurti i painformuar: Ia huq me faktet për qytetarin e liruar që disa muaj nga Serbia, mendon që ende është i arrestuar

Kurti i painformuar: Ia huq me faktet për qytetarin e liruar që disa muaj nga Serbia, mendon që ende është i arrestuar

Albulena Haxhiu ka dhënë një sqarim pas shpërndarjes së informatave të gabuara nga kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. Duke folur për të arrestuarit kosovarë në Serbi, kryeministri Kurti tha se Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula po “mbahen në burgjet e Serbisë”, ndonëse Dula është liruar para disa muajsh nga […]

Albulena Haxhiu ka dhënë një sqarim pas shpërndarjes së informatave të gabuara nga kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Duke folur për të arrestuarit kosovarë në Serbi, kryeministri Kurti tha se Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula po “mbahen në burgjet e Serbisë”, ndonëse Dula është liruar para disa muajsh nga autoritetet serbe.

“Kjo nuk është hera e parë, kjo është sjellje e qëllimshme e dashakeqe e Serbisë që bie ndesh me konventat ndërkombëtare. Serbia mban në paraburgim edhe Petrit Dulën e Nezir Mehmetajn, gjoja për krime lufte. Nezir Mehmetaj ka qëndruar për muaj të tërë pa aktakuzë. Petrit Dula vuan burgimin bazuar në vendimin e gjykatës përkundër që dëshmitari në rastin e tij ka mohuar që Dula është autor i veprës edhe kur është marrë në pyetje nga autoritetet në Podgoricë,” tha Kurti të mërkurën.

Pas ‘huqjes’ së kryeministrit Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u detyrua të dal me një sqarim në konferencën për media menjëherë pas mbledhjes.

Haxhiu nuk e fajësoi shefin e qeverisë. Tha se kryeministri ia ka theksuar se Dula është liruar, por ajo tha se faji është te shkruesit e fjalimit të kryeministrit, të cilët kanë gabuar teknikisht.

“Më lejoni që para se të fillojmë, të bëjmë një sqarim në raport me fjalën e kryeministrit Kurti. Menjëherë pasi që kryeministri Kurti e përfundoi fjalën e tij, u konsultuam bashkë në raport me Petrit Dulën dhe Nezir Mehmetajn, i cili, ky i fundit po mbahet në burgje në Serbi. Ndërkaq, sa i përket Petrit Dulës, kryeministri më theksoj se i njëjti është liruar, mirëpo edhe Petrit Dula edhe Nezir Mehmetaj janë futur në një paragraf. Andaj, më lejoni që t’ua sqaroj; ideja ka qenë që të flasim për trajtimin mizor dhe po ashtu padrejtësitë që Serbia vazhdon t’ua bëjë qytetarëve tanë duke i mbajtur ata në paraburgim pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë”, tha ajo.

Nezir Mehmetaj po mbahet ende në burgjet serbe.

Ndërkaq, Petrit Dula është liruar në prill të këtij viti, siç e ka bërë të ditur ai në një bisedë me televizionin “Dukagjini”.

“Po, jam liruar më shtatë prill (2023), ndërsa jam arrestuar më katër qershor të vitit 2022”, kishte thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?