Kryesindikalisti i Policisë i kundërpërgjigjet Kurtit: NjSI-së s’mund t’i hiqen kompetencat

Kryesindikalisti i Policisë i kundërpërgjigjet Kurtit: NjSI-së s’mund t’i hiqen kompetencat

Sot gjatë ditës ka pasur raportime se Njësisë Speciale Intervenuese i është hequr kompetenca për luftimin e terrorizmit. Derisa Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje, kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri ka thënë se nuk është e mundshme që t’i hiqen kompetencat asnjë njësie e sidomos jo nga Ministri. Këto raportime vijnë pas “betejës” së […]

 

Sot është raportuar se Njësisë Speciale Intervenuese i është hequr kompetenca për luftimin e terrorizmit. Sipas raportimeve, kjo kompetencë i është bartur Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gazeta Express ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i cili tha se ende nuk ka pranuar një përgjigje për këtë çështje.

Mirëpo, Zeqiri sqaroi se kompetencat dhe detyrat e njësive i përcakton drejtori i Përgjithshëm i Policisë, e jo ministri.

Ai tha se nuk është e mundur që kompetencat t’i hiqen asnjë njësie.

“Kompetencën dhe detyrat e policisë i cakton drejtori i Përgjithshëm i Policisë, jo ministri. Kompetencat e njësisë speciale janë ato që kanë qenë, nuk ka mundësi t’iu hiqen ato. Të gjitha njësitë, për atë që janë të përcaktuara, i kanë detyrat e caktuara dhe i kryejnë ato”, tha Zeqiri.

Zeqiri vlerësoi se është skandaloze nëse NjSI’së i hiqet kompetenca për luftimin e terrorizmit.

Express ka dërguar pyetje në adresë të Policisë së Kosovës, por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjatë një mbledhje, më 16 nëntor, Qeveria e Kosovës mori vendim që shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, të ketë 150 euro shtesa mbi pagën bazë, ndërsa shtesa prej 120 eurosh për njësitet operative K-9, dhe njësinë për eksplozivët dhe deminim.

Në shenjë pakënaqësie, njësitë elitare protestuan duke kërkuar plotësimin e 14 kërkesave.

Cilat janë kërkesat?

-Përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, siç janë: veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objekte policore, duke pasur parasysh se disa objekte policore, automjete dhe pajisje të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë;

-Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe të mos varet vetëm nga një vend apo lokacion si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmërinë në punë të jetë 25 deri në 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet një komision i cili do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri;

-Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte në tregun e punës;

-Ligji për pensionim në moshën 55-vjecare të jetë i njëjtë me Ligjin për FSK’në;

-Sigurimin jetësor dhe rritjen në fondin e buxhetit të Policisë për shërbime shëndetësore , me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shpenzime tjera;

-Invadiliteti i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detuyrës zyrtarë, kërkojnë që të krijohet nmjë fond apo caktimi I një shume apo mjete financiare për shkallën e invadilitetit;

-Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike;

-Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe jo në mënyrë selective, por për të gjithë barabartë;

-Pagesa e udhëtimit tëe atyre që udhëtojnë larg nga vendbanimi  deri në punë;

-Shtesa për fundvit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit. Këtë e bazojmë në vendimin juridik të Gjykatës Supreme;

-Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5 siç ka qenë dhe poashtu njohja e kualifikimit shkollor;

-Të rikthehet paga përcjellëse për zyrtarët që pensionohen;

– Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët mund të kenë rast vdekje në familjen e ngushtë;

-Përkujdesja për mirëqenien e për familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë në krye të detyrës zyrtare apo janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si pshs shkollimi I fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarët e familjes së ngushtë dhe sigurimi i vendbanimit, nëse nuk kanë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?