Kritika të shumta – Partitë opozitare të pakënaqur me qeverisjen e Kurtit e Osmanit

Kritika të shumta – Partitë opozitare të pakënaqur me qeverisjen e Kurtit e Osmanit

Kritikat ndaj krerëve institucionalë vazhdojnë të jenë të shumta. I pakënaqur me qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti, është edhe deputeti i pavarur, Haki Abazi. Gjatë vitit 2023, sipas deputetit Abazi, Kurti në koordinim me kryekuvendarin, Glauk Konjufca, kanë bllokuar punën e Kuvendit. “Parlamenti i Kosovës është më pak se kurgjo, realisht, Kurti në pajtueshmëri natyrisht […]

Kritikat ndaj krerëve institucionalë vazhdojnë të jenë të shumta.

I pakënaqur me qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti, është edhe deputeti i pavarur, Haki Abazi.

Gjatë vitit 2023, sipas deputetit Abazi, Kurti në koordinim me kryekuvendarin, Glauk Konjufca, kanë bllokuar punën e Kuvendit.

“Parlamenti i Kosovës është më pak se kurgjo, realisht, Kurti në pajtueshmëri natyrisht me konjufcën, e kanë kthyer parlamentin në institucion jo funksional vetëm e vetëm për të mos kërkuar llogaridhënie ndaj ekzekutivit që është qështja, puna kryesore e parlamentit në një shtet parlamentar”.

Ai kritikoi edhe punën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla se ka ngrirë marrëdhëniet diplomatike me të gjitha vendet mosnjohëse të Kosovës.

E partitë opozitare, PDK dhe AAK, janë shprehur të pakënaqur me punën e presidentes, Vjosa Osmani.  Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se roli i presidentes së vendit përcaktohet me Kushtetutë, por që sipas saj, presidentja Osmani në asnjë rrethanë nuk e ka respektuar rolin e saj

“Në vend që të kemi një presidente e cila do të unifikonte popullin në situata normale e me theks të veçantë në situata krizash siç ka qenë kriza e 24 shtatorit, ne e kemi një presidente e cila e luan rolin e asistentes teknike të Albin Kurtit. Roli i presidentit apo i presidentes është shumë qartë përcaktohet në Kushtetutën e vendit prandaj ajo në as një formë nuk e ka respektuar rolin e saj.”

Kurse deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është shprehur se në historinë e pas luftës në Kosovë nuk ka pasur president më të heshtur dhe që nuk e ka luajtur rolin unifikues se sa presidentja Osmani.

“Në historinë e pas luftës ne nuk kemi pasur presidente më të heshtur edhe pa as një dyshim konkret nuk e ka luajtur rolin e unifikuesit. Sepse në plotë raste në situata në të cilat gjendet Kosova është dashtë me marr rol ashtu siç ja përshkruan vetë Kushtetuta e Kosovës.”

E deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se në aspektin ndërinstitucional gjatë viti 2023 ka pasur  bashkëpunim të mirë ndërmjet institucioneve të presidencës, Kuvendit dhe ekzekutivit.

“Në aspektin ndërinstitucional mendoj ka qenë një bashkëpunim i mirë i institucioneve mesë presidencës, Kuvendit dhe ekzekutivit. Besoj që do të duhej të angazhohej më shumë dhe në bashkëpunim pak më të mire me opozitën edhe me aktoret tjerë sidomos në raport me dialogun”

Rrahmani tha se shpreson që në vitin 2024 të përmirësohen angazhimet, raportet e po ashtu që të ketë edhe unifikim më të madh të gjithë spektrit politik që të punohet për mirëqenien e qytetarëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?