Kosova vlerësohet se ka humbur 300 milionë euro si pasojë e sanksioneve deri tash

Kosova vlerësohet se ka humbur 300 milionë euro si pasojë e sanksioneve deri tash

Kosova që nga 28 qershori i vitit 2023 vazhdon të jetë zyrtarisht nën masa të Bashkimit Evropian. Brukseli ka qenë i qartë që masat mund të hiqen vetëm nëse do të zbatohen kushtet që Josep Borell kishte vendosur më 3 qershor për de-eskalimin e situatës, ku përfshihen zvogëlimi i policisë speciale, largimi i kryetarëve dhe […]

Krerët e institucioneve kosovare, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi kanë kërkuar heqjen e masave duke i konsideruar si të padrejta dhe jo proporcionale, megjithatë BE është e prerë në kërkesën për plotësim kushtesh në këmbim të heqjes së masave.

Ndërkohë humbjet financiare të Kosovës nga këto masa janë marramendëse. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka treguar se Kosova ka humbur 300 milionë euro projekte evropiane si rezultat i ndëshkimit evropian .

Ai ka thënë se këto projekte do të kishin ndikim të drejtpërdrejt në biznese.

“Si rezultat i masave të BE-së ne jemi dëmtuar në dy aspekte: e para është materiale ku deri me tani janë të bllokuara mbi 292 milionë, përafërsisht 300 milionë euro projekte që nuk kanë mundur që të implementohen, ato projekte janë kapitale që me pas impakt drejtpërdrejt te bizneset. E dyta është edhe si çështje e imazhit. Nuk është imazh i mirë kur ti si shtet ke masa ndëshkuese në kuptimin e investitorëve të huaj.  Ne kërkojmë që ato masa të hiqen sa më shpejt, kërkojmë nga institucionet që të plotësoj kushte dhe kriteret që të mos jemi nën masa ndëshkuese”, ka thënë Rafuna.

Presidentja Vjosa Osmani në një intervistë të fundit ka treguar se aleatët kanë përgatitur edhe masa shumë më të rrepta për Kosovën dhe për individë, por ka deklaruar se falë përpjekjeve të saj ditë e natë ato janë parandaluar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?