Kodi Civil: A do mund t’i bindë ministrja Haxhiu bashkëpartiakët e saj për votimin e këtij projektligji?

Kodi Civil: A do mund t’i bindë ministrja Haxhiu bashkëpartiakët e saj për votimin e këtij projektligji?

Një ndër projektligjet më të rëndësishme për t’u votuar është ai për Kodin Civil. Po ky projektligj, u bë “mollë sherri” që partia më e madhe në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje të ketë përçarje mes vete, shkruan Periskopi. Hiç më pak se 14 deputetë të Vetëvendosjes kishin votuar kundër Kodit Civil. Për të mos dështuar edhe […]

Hiç më pak se 14 deputetë të Vetëvendosjes kishin votuar kundër Kodit Civil. Për të mos dështuar edhe njëherë në Kuvend, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte bërë përpjekje të vazhdueshme për të punuar me deputetët të cilët nuk ishin pro.

Haxhiu thotë se është fatkeqësi që jemi në vitin 2024 dhe ende Kosova nuk ka Kod Civil, por sipas saj ai do të procedohet brenda këtij viti.

“Fatkeqësisht, në vazhdimësi është trajtuar vetëm një nen, që është neni 148 i draftit të Kodit Civil dhe nuk janë trajtuar institutet e reja, që janë të drejtat e grave, qytetarëve në përgjithësi”, tha Haxhiu.

Ajo tha se asnjë ligj në MD, nuk bëhet pa përfshirjen e institucioneve tjera, të shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve.

“Kodi Civil do të procedohet brenda këtij viti. Kosova si vend që pretendon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, nuk guxojmë të lejojmë që mos të kemi një dokument që avancon të drejtat e njeriut, sepse lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut. Për bindjen time më mirë është të sigurohemi që i kemi 61 vota që marrin pjesë në votim dhe në anën tjetër ta procedojmë sepse dështimi i sërishëm në Kuvendin e Kosovës do të ishte fatale për Kosovën, sidomos edhe për së brendshmi dhe në rrugëtimin tonë drejt mekanizmave siç është edhe Këshilli i Evropës”, tha Haxhiu.

Ndryshe, kujtojmë se në një prononcim për Periskopin, deputetët Eman Rrahmani, Gazmend Agusholli, Visar Korenica e të tjerë, kanë deklaruar se “sa herë të vijë në Kuvend ky projektligj, ata do të votojnë kundër”. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?