KMDLNJ: Autoritetet kosovare duhet të sigurojnë mbrojtje juridike për ish-ushtarin UÇK-së

KMDLNJ: Autoritetet kosovare duhet të sigurojnë mbrojtje juridike për ish-ushtarin UÇK-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar duke kërkuar edhe njëherë që ata që mund të arrestohen mos të udhëtojnë në Serbi. Reagimi i tyre vjen pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga Prizreni në ditën e djeshme nga ana e Serbisë. Ata kanë kërkuar nga autoritet […]

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar duke kërkuar edhe njëherë që ata që mund të arrestohen mos të udhëtojnë në Serbi.

Reagimi i tyre vjen pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga Prizreni në ditën e djeshme nga ana e Serbisë.

Ata kanë kërkuar nga autoritet kosovare që sigurojnë mbrojtje juridike.

“Autoritetet serbe në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë arrestuan ish – ushtarin e UÇK – së, Hasan Dakaj nga Prizreni e që nuk ishte arrestimi i parë dhe sigurisht as edhe i fundit i ushtreve të UÇK- së. Para katër vjetëve ishte arrestuar, po me këtë pretekst edhe Nezir Mehmetaj i cili ende mbahet në burgjet e Serbisë. KMDLNj – ë disa herë përmes reagimeve publike kishte kërkuar që të gjithë ata që mund të arrestohen mos të udhëtojnë nëpër Serbi aq më parë që kanë shumë mundësi tjera udhëtimi, pa qenë e nevojshme kalimi nëpër Serbi”, thuhet në komunikatë.

Tutje, KMDLNJ thotë se autoritetet kosovare, në pamundësi të sigurojnë përkrahje për të arrestuarit, shqiptarë dhe shtetas të Kosovës, mjaftohen me deklarata publike politike duke kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët.

“Ndërkombëtarët me këtë rast zbatojnë standarde të dyfishta, interesohen për serbët e arrestuar në Kosovë dhe aspak për shqiptarët e arrestuar në Serbi”.

“Në rastin konkret, arrestimit të Hasan Dakaj autoritetet kosovare duhet të sigurojnë mbrojtje juridike dhe të përkrahin materialisht familjen e të arrestuari gjatë vizitave anëtarit të arrestuar dhe gjatë qëndrimit në Serbi. Autoritetet kosovare duhet të kërkojnë nga ndërkombëtarët, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të vizitojë të arrestuarit, shtetas të Kosovës nëse iu respektohen të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria. Nëse sigurohen kushtet, KMDLNj është i gatshëm në çdo kohë të vizitojë të arrestuarit, shtetas të Kosovës që mbahen në burgjet e Serbisë, eksluzivisht nga pozita e monitoruesit të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria. Prania e monitoruesve gjatë mbajtjes së të arrestuerve ne qendrat e ndalimit sikur edhe gjatë gjykimit krijon siguri më të madhe për personat e privuar nga liria dhe një proces gjyqësor më të drejtë dhe më transparent.”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?