Kjo është Japonia: 7.6 ballë tërmeti, raportohet vetëm një viktimë deri tani

Një viktimë është shënuar në Japoni si pasojë e shkatërrimit të një ndërtese pas tërmetit 7.6 ballë të Rihterit, shkruan the Guardian, përcjell Periskopi. Pas tërmetit me shkallë kaq të lartë që goditi Japoninë gjatë ditës, tërmete me shkallë më të vogla kanë ndodhur po ashtu. Alarmi për cunami fillimisht është ngritur në gjithë vendin, […]
Një viktimë është shënuar në Japoni si pasojë e shkatërrimit të një ndërtese pas tërmetit 7.6 ballë të Rihterit, shkruan the Guardian, përcjell Periskopi.
Pas tërmetit me shkallë kaq të lartë që goditi Japoninë gjatë ditës, tërmete me shkallë më të vogla kanë ndodhur po ashtu.
Alarmi për cunami fillimisht është ngritur në gjithë vendin, ndërkohë në orët e vona të ditës, alarmi mbetet vetëm në disa pjesë të vendit. Valët e cunamit kanë goditur disa pjesë të bregdetit në perëndim të vendit, shkruan Guardian përcjell Periskopi.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë Meterologjike të Japonisë, alarmi për cunami është vendosur vetëm në nivelin e ‘këshillave për mbrojtje nga cunami’, por jo në gjithë vendin. /Periskopi












