KE pret që liberalizimi të bëhet edhe për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë

KE pret që liberalizimi të bëhet edhe për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë

Komisioni Evropian akoma pret që shtetet anëtare të miratojnë propozimin e këtij institucioni që edhe serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë t’u mundësohet udhëtimi pa viza. Më 16 nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian kishte propozuar që qytetarët e Kosovës të pajisur me pasaporta të Serbisë të përfshihen në regjimin e lëvizjes pa […]

Më 16 nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian kishte propozuar që qytetarët e Kosovës të pajisur me pasaporta të Serbisë të përfshihen në regjimin e lëvizjes pa viza.

Sipas zëdhënëses së Komsionit Evropian për çështje të brendshme Anitta Hipper, pasi që të miratohet ky propozim dhe i njëjti të hyjë në fuqi, atëherë të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perendimor do të udhëtojnë pa viza në Evropë.

Serbët e Kosovës (ata që nuk janë të pajisur me pasaporta të Kosovës) janë të vetmit qytetarë të rajonit që nuk gëzojnë akoma lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Zëdhënësja Anitta Hipper konsideron se banorët serb në Kosovë, po ashtu mund të zgjedhin të aplikojnë për pasaporta biometrike të Kosovës, për të udhëtuar pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

Kur ishin liberalizuar vizat për Serbinë, qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe, ishin përjashtuar nga ky vendim. Njëjtë ndodhi edhe me rastin e heqjes së vizave për Kosovën, ku vendimi përfshinte vetëm bartësit e pasaportave biometrike te Republikës së Kosovës.

Pas propozimit të miratuar nga Komisioni Evropian, me këtë çështje tash merret Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian. E tërë procedura merr kohë, ndërsa shpresohet se propozimi do të miratohet pas procesit të përbashkët ndërinstitucional.

Kundër këtij propozimi ishte deklaruar qeveria e Kosovës. Në argumentimin e saj dërguar selisë së Bashkimit Evropian, ekzekutivi kosovar konsideron se ky propozim pengon integrimin e komunitetit të serbëve të Kosovës dhe legjitimon strukturat paralele ilegale të Serbisë në Kosovë, shuarja e të cilave është kërkuar nga BE-ja./RTK/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?