Katër gra u vranë brenda vitit 2023 në Kosovë

Katër gra u vranë brenda vitit 2023 në Kosovë

Dhuna në familje ka arritur përmasa shqetësuese. Sipas Policisë së Kosovës në 10 mujorin e parë të vitit 2023 janë evidentuar mbi 2000 mijë raste të dhunës në familje ku mbi 1700 prej tyre ishin femra. Për siç thonë njohës të fushës vrasjet e fundit në Kosovë duhet të jenë një alarm për ngritjen e […]

Dhuna në familje ka arritur përmasa shqetësuese. Sipas Policisë së Kosovës në 10 mujorin e parë të vitit 2023 janë evidentuar mbi 2000 mijë raste të dhunës në familje ku mbi 1700 prej tyre ishin femra. Për siç thonë njohës të fushës vrasjet e fundit në Kosovë duhet të jenë një alarm për ngritjen e vetëdijësimit në gjeneratat e reja.

Dhuna në familje, një dukuri që ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit në vend dhe më gjerë, jo rrallë herë përfundon me fatalitet. Policisë së Kosovës, brenda këtij viti ka evidentuar mbi 1700 raste të dhunës ndaj grave në familje, katër prej të cilave janë vrarë.

Gjatë periudhës janar-tetor 2023 janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje. Viktimë të këtyre rasteve kanë qenë 1763 femra dhe 497 meshkuj. Kanë ndodhur 4 raste “vrasje e rëndë’, në këto katër raste janë evidentuar 5 viktima (një rast me dy viktima), 2 meshkuj dhe 4 femra”, ka thënë policia për RTV21.

Vrasjet e fundit në Kosovë, sipas drejtoreshës së organizatës UN WOMEN, Vlora Tuzi-Nushi, duhet të jenë një alarm për shoqërinë që të punohet më shumë me brezat e rinj, në fuqizimin e vajzave dhe grave, sikurse që duhet edukuar djemtë për të mos qenë dhunues.

“Shkaqet janë të dukshme, thjesht kjo pabarazi dhe mentaliteti patriarkal, e drejta që burri e konsideron që e ka mbi gruan apo një djalë i ri mbi vajzën me të cilën janë bashkë, duhet të hiqet… Sterotipet gjinore duhet t’i heqim, duhet të fillojmë të mendojmë që edhe në familje të drejten në edukim, të drejtën në punësim, të gjithë ta kenë të barabartë, të drejtën në pronë poashtu sepse po e shohim që mungesa duke qenë se e kemi numrin më të ulët të vajzave që kanë pronë në emër të vetin kjo në fakt po i ekspozon dhe detyron ato të qëndrojnë me dhunuesin sepse nuk kanë ku të shkojnë, duke e ditë që edhe strehimorja është qëndrim i përkohshëm”, ka thënë Tuzi-Nushi.

Sfidë për viktimat e dhunës në familje është edhe raportimi i dhunës në polici. Sipas Besarta Breznicës nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka shumë arsye që i bëjnë viktimat të pasigurta për të raportuar dhunën që ato kanë përjetuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?