“Ju nxisë që të votoni për Joe Biden” – A do të kenë pasoja thirrjet e kaluara të Kurtit nëse Trump rikthehet si President i SHBA-së?

“Ju nxisë që të votoni për Joe Biden” – A do të kenë pasoja thirrjet e kaluara të Kurtit nëse Trump rikthehet si President i SHBA-së?

Një numër i konsiderueshëm i sondazheve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lënë Donald Trumpin në vendin e parë për t’a udhëhequr vendin më të fuqishëm në botë dhe kësisoj të rikthej edhe njëherë tjetër postin e Presidentit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e fundit në SHBA kishte “futur dorën në flakë” […]

Një numër i konsiderueshëm i sondazheve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lënë Donald Trumpin në vendin e parë për t’a udhëhequr vendin më të fuqishëm në botë dhe kësisoj të rikthej edhe njëherë tjetër postin e Presidentit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e fundit në SHBA kishte “futur dorën në flakë” duke bërë fushatë për Joe Biden i cili ishte përballë Trumpit. Në atë kohë, fati ishte në anën e Kurtit dhe Biden fitoi zgjedhjet, por ky veprim i kryeministrit tonë, u vlerësua mjaft i rrezikshëm sepse ai “nuk do duhej të mbante një pozicion për një kandidat apo tjetrin për t’u bërë President”, shkruan Periskopi.

Kurti siç dihet ka qëndrime kundër administratës së presidentin aktual Trump. Për këtë, kjo ishte thirrja e tij për mbështetje të Joe Biden për President të ShBA-së në vitin 2020:

 

Anëtari i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi kishtë thënë se ne në asnjë moment nuk duhet cenuar marrëdhënia e Kosovës me SHBA-të duke i dhënë peshë më shumë njërit apo tjetrit kandidat.

“Historia jonë e marrëdhënieve me amerikën ndërtohet mbi këtë bazë. A fiton Biden apo Trump në aspektin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ne jemi fatlum që e kemi ndërtu këtë histori tash e 40 vite gati. Jemi fatlum që interesat tona nacionale përputhen me interesa gjeo-strategjike të interesave të shkuara të Amerikës. Ky është fat i mirë i joni dhe ne në asnjë moment nuk duhet cenu kjo marrëdhënie duke i dhënë peshë më shumë njërit apo tjetrit kandidat, sidomos nga një që mban pushtetin. Kjo më shumë e dëmton sesa e ndihmon edhe nëse Biden fiton”, kishte thënë Faton Bislimi

Ndaj këtij veprimi të Kurtit kishte reaguar edhe Arben Gashi i LDK-së, ku sipas tij dëmi do të ishte disadimensional.

Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jete disadimensional!”, kishte shkruar Arben Gashi në profilin e tij në Facebook.

Pak më i ashpër me Kurtin kishte qenë aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi. Ai i kishte reaguar kryeministrit të tanishëm duke i thënë të mos përzihet se kë të votojnë shqiptarët atje.

Njerëzit që nuk janë shtetas amerikanë nuk duhet të përzihen apo tentojnë të influencojnë votuesit amerikanë për kënd të votojnë në Amerikë. Kjo vlen sidomos për politikanët shqiptarë në Ballkan.
Relacioni Amerikë-shqiptarë nuk është tavolinë bixhozi ku vendosen baste që panevojshëm mund t’u kushtojnë shqiptarëve kudo.
Shtetasit amerikanë me përkatësi apo prejardhje shqiptare janë njerëz të dijshëm dhe do të votojmë sipas vullnetit të lirë. Afër 1 milionë shqiptarë të Amerikës nuk kanë nevojë për mësuesë apo tutorë si të votojmë. “
Mjaft me thirrje dhe sjellje politike, demokratike dhe legale të rrezikshme!”, ishte reagimi i Lushit ndaj Kurtit.

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë pritet të mbahen në fund të këtij viti dhe në bazë të situatës aktuale së pari pritet që Trump t’i fitojë zgjedhjet brenda Partisë Republikane e ku për momentin është bindshëm më larg me vota sesa dy kandidatët e tjerë, Ron DeSantis dhe Nikki Haley.

Fitore dërrmuese e Trumpit në zgjedhjet e Republikanëve në Iowa

Pas kësaj, ai do të jetë i nominuar për të kandiduar për President të SHBA-së dhe gjasat janë të mëdha që t’a rikthej postin e tij që mbante para katër viteve.

Por, sa do të ndikojnë thirrjet e kryeministrit Kurti për t’a votuar Bidenin nëse Trump fiton zgjedhjet në SHBA, mbetet të shihet…

Kujtojmë se këto thirrje të Kurtit për të votuar një president të caktuar amerikan, janë një praktikë e panjohur në Kosovë. Por ajo që dihet është se ai këtë praktikë e ka vazhduar edhe në vendet e tjera, si në Zvicër, Maqedoni të Veriut, por edhe në Gjermani.

Meqenëse, në fund të tekstit u përmend shteti gjerman, duhet me patjetër rikujtuar një shkrim të tash ministres të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila kishte kritikuar veprimet e Kurtit sa i përket përzierjes në punët e brendshme të një shteti të huaj. Ajo ishte tallur me ta duke thënë se nuk ka nevojë që “VV t’u tregojë shqiptarëve të Gjermanisë së kë të votojnë”.

“Hahahahaha. VV të gjitha sfidat në Kosovë i paska kry e tash po na tregon se kë duhet të votojnë shqiptarët në Gjermani. Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë ‘Die Linke’”, kishte shkruar Gërvalla më 23 shtator në 2017./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?