Janjiq: Rrahja e Sanduloviqit tregon krizën në të cilën gjendet Serbia

Janjiq: Rrahja e Sanduloviqit tregon krizën në të cilën gjendet Serbia

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, analisti i njohur Dushan Janjiq, ka deklaruar se në Serbi po vërehet gjithnjë e më shumë prani të shërbimit sekret, prani e “deep state” në politikë dhe kjo tregon se vendi ka hyrë në një krizë siguri. Janjiq, në RTK, tha se kur flitet konkretisht për rrahjen […]

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, analisti i njohur Dushan Janjiq, ka deklaruar se në Serbi po vërehet gjithnjë e më shumë prani të shërbimit sekret, prani e “deep state” në politikë dhe kjo tregon se vendi ka hyrë në një krizë siguri.

Janjiq, në RTK, tha se kur flitet konkretisht për rrahjen e kryetarit të Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq nuk është i informuar mirë, por gjithsesi ky është një akt i rëndë, një akt brutal dhe kërkohet një hetim i thukët.

“Në Serbi po shohim përditë e më shumë prani të shërbimit sekret, apo të asaj që quhet ‘shtet i thellë’ në politikë, e kjo ka ndodh edhe në këtë rast i cili ka të bëjë me një rast politik. Kjo tregon se Serbia ka hyrë në një krizë të thellë, në krizë siguri”, tha Janjiq dhe shtoi se kur dikush rrahet për qëllime politike nuk i konvenon askujt dhe kjo vetëm nxitë dhunë.

“Ky është një keqpërdorim i ligjeve, Sanduluviq është kritiku më i zëshëm ndaj Vuçiqit dhe për këtë tek institucionet ekziston një frikë nga Sanduloviq dhe ai akuzohet se punon për shërbimet inteligjente britanike. Vuçiq është koordinator i të gjitha këtyre institucioneve dhe ai po rrëshqet në këtë rrugë të dhunës, e cila nuk dihet kë do ta kap”, tha Janjiq.

Sipas tij, është e qartë që autoritete në Serbi po përdorin një lloj autoritarizmi, dhe kjo nuk ka të bëjë veç me Kosovën, por edhe brenda Serbisë, e kjo është në dëm të vendit.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe ishte kidnapuar nga shtëpia e tij dhe ishte mbajtur për disa orë nga shërbimi sekret serb ku edhe është rrahur brutalisht. Opozitari serb, Nikola Sanduloviq muaj më parë kishte vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz ku ka bërë homazhe te varrezat e Jasharëve.

Sanduloviq tha se është politikani i vetëm serb, i cili ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?