Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja

Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se Qeveria nuk ka vepruar në përmbushjen e kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi. Duke e komnetuar deklaratën që erdhi nga Bashkimi Evropian për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që do të mbesin në fuqi ende, Haziri tha se Kosova mund të përballet me masa të […]

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se Qeveria nuk ka vepruar në përmbushjen e kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi.

Duke e komnetuar deklaratën që erdhi nga Bashkimi Evropian për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që do të mbesin në fuqi ende, Haziri tha se Kosova mund të përballet me masa të reja.

“Qeveria ende nuk ka vepruar në përmbushjen e tri kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi, që lidhen me deeskalimin e gjendjes në katër komunat në veri të Mitrovicës së Kosovës. Asnjë prej tre kushteve nuk është plotësu që përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve në këto komuna”, tha Haziri për Gazeta Blic.

“Përkundër që ndodhi sulmi terrorist në Banjskë dhe njësitë elitare të Policisë së shtetit parandaluan, neutralizuan dhe eleminuan kërcënimin terrorist, kjo Qeveri nuk arriti ta kapitalizonte këtë rrethanë për vendin. Po ashtu, Serbia nuk është vetëm sponzor i terrorizmit, por edhe strehusi i saj”, shton ai.

Haziri tutje shtoi se Qeveria Kurti ka humb besimin dhe imazhi i Kosovës tashmë është dëmtuar shumë.

Ai e sheh si mision kogja të rëndë largimin e këtyre masave, teksa thote se jemi afër masave të tjera ndëshkuese.

“Qeveria ka humb besimin dhe kredibilitetin ndërkombëtar. Imazhi jonë është dëmtuar shumë, mision i rëndë është largimi i masave ndëshkuese. Uroj të mos kemi pako të dytë të masave ndëshkuese, se jemi më afër saj sot”, tha Haziri.

“Politika e një hapi para dhe dy prapa e z.Kurtit është komprimituar tashmë. Nuk ka amnesti për obligimet e marra nga kjo Qeveri. Do të jetë e pashpresë që të kemi pritje tjera, po regresit dhe lojes së fjalëve të Kurtit, që e paralajmëroi në planin e ri 7 pikësh të dialogut”, shtoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?