Haxhiu për rrahjen e Sanduloviq: Komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar me rastin e rrahjes së politikanit serb, Nikola Sanduloviq. Haxhiu përmes një postimi në X, tha se Serbia është ende në vitet e ’90-ta dhe larg normalizimit. Më tutje ajo tha se në Serbi i vetmi opozitar, Sanduloviq, që pranon të vërteten e Kosovës, rrihet dhe mundohen ta […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar me rastin e rrahjes së politikanit serb, Nikola Sanduloviq.
Haxhiu përmes një postimi në X, tha se Serbia është ende në vitet e ’90-ta dhe larg normalizimit.
Më tutje ajo tha se në Serbi i vetmi opozitar, Sanduloviq, që pranon të vërteten e Kosovës, rrihet dhe mundohen ta eliminojnë.
Sipas saj, komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt.
“Serbia është ende në vitet ‘90 dhe larg normalizimit. Atje, i vetmi opozitar, Sanduloviq, rrihet dhe përpiqet të eliminohet vetëm sepse e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, ka shkruar Haxhiu në X.












