Hartwell: Shitja e raketave për Kosovën, tregues i një reagimi të fortë ndaj të gjitha provokimeve të Vuçiç-it

Për hulumtuesin e lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) me seli në Uashington D.C., Leon Hartwell, pranimi i kërkesës së Qeverisë së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shitjen e raketave anti-tank, Javelin, është tregues i një reagimi të fortë ndaj të gjitha provokimeve të mundshme nga regjimi […]
Kjo lëvizje të cilën Hartwell e cilëson si “strategjike” nënvizon përkushtimin e SHBA-ve për forcimin e pozitës mbrojtëse të Kosovës.
“Njoftimi i shitjes së raketave shërben si një tregues i pagabueshëm se Amerika është e gatshme të forcojë aftësitë mbrojtëse afatgjatë të Kosovës, si dhe aftësinë për ta mbrojtur sovraniteti dhe integriteti territorial”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës edicioni në gjuhën serbe.
I pyetur për fazën se si është procesi i miratimit të shitjes së raketave nga ana e SHBA për Kosovën në këtë rast bashkëpunëtor i lartë në Think Tank-un IDEAS me bazë në Universitetin prestigjioz London School of Economics (LSE), beson se procedura e shitjes së armëve do të shkojë mjaftë mirë.
“Aktualisht, bazuar në informacionin e disponueshëm publikisht, si Departamenti i Shtetit ashtu edhe Sekretariati i Sigurisë Kombëtare kanë miratuar shitjen e raketave Javelin. Nëse nuk ka kundërshtim në Kongres, procesi kalon në negociatat e traktatit dhe, në fund, kemi fazën e dorëzimit”.
SHBA-ja njoftoi më 11 janar se ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërajrore Javelin, që prodhohen në SHBA.
Departamenti amerikan i Shtetit në anën tjetër potencoi se blerja e tyre do t’i kushtojë Kosovës 75 milionë dollarë.












