Halimi: Kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, por përfshirja e luftës në diskursin publik dëmton Kosovën

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi tha sot se kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, megjithatë sipas saj Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje e prosperiteti. Halimi në një postim në Facebook shkruan se fatkeqësisht me këtë mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe […]

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi tha sot se kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, megjithatë sipas saj Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje e prosperiteti.

Halimi në një postim në Facebook shkruan se fatkeqësisht me këtë mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese.

“Kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, porse, përfshirja e luftës dendur në diskursin publik për qëllime populliste e konsum të brendshëm, nuk po e dëmton Serbinë, por fatkeqësisht imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkruan ajo.

Sipas saj, nuk ka fuqi kredibile financiare në botë që investon kapitalin e vet në një vend ku rreziku potencial për luftë është i lartë.

“Paqja, siguria e qytetarëve është duke u mbikëqyrë nga aleatët tanë të NATO-s, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje e prosperiteti, por fatkeqësisht me këtë mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese. Përhapja e panikës së luftës, me qëllim që qytetarët tanë të mos kërkojnë zhvillim e mirëqenie, por të mjaftohen me paqen, në planin afatgjatë do të ketë pasoja të mëdha për vendin”, shkruan ndër të tjera Halimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?