Hakmarrja e Kurtit: Raportohet se NjSI-së i është hequr kompetenca për terrorizëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që t’i zhvesh nga kompetencat për luftimin e terrorizimit Njësinë Speciale Intervenuese, njësiti më elitë i Policisë së Kosovës dhe grupi që luftoi terroristët e udhëhequr nga Milan Radojiçiç. Albanian Post ka kuptuar nga burime brenda Policisë së Kosovës se kjo kompetencë i ka kaluar një tjetër njësie […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që t’i zhvesh nga kompetencat për luftimin e terrorizimit Njësinë Speciale Intervenuese, njësiti më elitë i Policisë së Kosovës dhe grupi që luftoi terroristët e udhëhequr nga Milan Radojiçiç.

Albanian Post ka kuptuar nga burime brenda Policisë së Kosovës se kjo kompetencë i ka kaluar një tjetër njësie të pa trajnuar në formë adekuate për t’u marrë me terrorizëm.

Kjo heqje e kompetencave për NjSI-në, të njohur ndryshe edhe si FIT, ka ardhur pas protestave të këtij grupi dhe shprehjes së pakënaqësive publike me kushtet e punës dhe pagat e ulëta.

Siç ka mësuar Albanian Post nga burimet, kompetencat i janë bartuar një njësie tjetër, asaj të Ndërhyrjes së Shpejt (NjNSh).

Derisa pjesëtaret e FIT-it janë trajnuar nga shtete si SHBA-të, Franca, Turqia e të tjera për luftimin e korrupsionit, asnjë njësi tjetër nuk ka kompetencën dhe ekspertizën e tyre.

Por, kjo s’e ka ndalur kryeministrin të marrë masa ndaj tyre, për shkak të refuzimit për ta ndalur protestën dhe shprehur pakënaqësinë publikisht.

“Jo vetëm marrjen e këtyre kompetencave, por ka edhe më shumë”, i ka treguar burimi AP-së, pa shpalosur tutje se për çfarë bëhet fjalë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?