Gripi sezonal në Kosovë: Ministria e Shëndetësisë shpall situatë epidemiologjike, del me udhëzime

Sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK dhe nga institucionet shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë tha se intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë të qarkullimit dhe krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik. Si […]

Si rrjedhojë, MSH ka apeluar për vigjilencë të shtuar, derisa ka listuar disa masa parandaluese dhe tha se në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur.

Masat e rëndësishme për parandalim:

1. Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;

2. Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët;

3. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme;

4. Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm.

Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:

Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.

Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase:

Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.

Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit.

Vaksinoheni një herë për të qenë të mbrojtur gjatë tërë sezonit kur gripi është më i shprehur.

“Ju lutemi të ndiqni këshillat e mësipërme për të mbrojtur veten dhe të tjerët!”, përfundon apelin MSH.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?