Gjykata ia vazhdon paraburgimin, ish-kandidat për asamblist të AAK-së i cili u kap me drogë në Prizren

Ish-kandidatit të AAK’së për asamblist në Prizren, Shkodran Pulaj i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj. Bashkë më të edhe tre peronave të tjerë të cilët u arrestuan si të dyshuar për “diller” të drogës në shtator të 2023’tes. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel […]
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.
Lekaj bëri të ditur se Gjykata ka vendosur që të dyshuarve t’iu vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj tjetër, deri më 4 shkurt 2024.
Duke marrë parasysh provat materiale të mbledhura deri në këtë fazë hetimore,, të cilat e arsyetojnë dyshimin e bazuar se tre (3) të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, Gjykata ka vlerësuar se vazhdimi i paraburgimit është i nevojshëm me qëllim të sigurimit të të dyshuarve në procedurë hetimore, sepse me lënien e tyre në liri ekziston rreziku i arratisjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale“, thuhet në përgjigje për Insajderin.
Tutje, Gjykata ka vlerësuar se vazhdimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale për të cilën dyshohen, rrezikshmërinë shoqërore që paraqet vepra penale të narkotikëve, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale të ngjashme nga ana e të pandehurve.
Shkodran Pulaj dhe tre të tjerët me inicialet: M.P., Xh.K., dhe F.Sh dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Po ashtu, Pulaj dyshohet edhe për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.
“Nga data e pavërtetuar e ne vazhdimësi, të pandehurit M.P., Xh.K., F.Sh., në bashkëveprim me të pandehurit Y.K., dhe L.K., pa autorizim blejnë ose posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrojnë për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri Y.K., dhe i pandehuri Sh,.P., blenë substanca narkotike të llojit Kokainë dhe Kanabis në sasi të mëdha nga persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë, dhe pastaj e sjell në villen e tij e cila gjendet në lagjen Tusuz, të cilën më pas në bashkëveprim me të pandehuri M.P., Xh.K., L.K., dhe F.Sh., e ndajnë në sasi-qese të vogla me qëllim të shitjes apo shpërndarjes tek përdoruesit e këtyre substancave narkotike në Regjionin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.












