Gjoshi: Prezenca e Kurtit në aeroport në ditën e parë të lëvizjes pa viza, përpjekje për të improvizuar normalitetin

Sekretari për organizim në PDK, Betim Gjoshi tha se prezenca e kryeministrit Albin Kurti në aeroportin “Adem Jashari” në ditën e parë të lëvizjes pa viza në zonën Shëngen, është një përpjekje për të improvizuar normalitetin në rrethana kur qytetarët e Kosovës po përballen me pasoja të politikave të tij. “Sot, njerëzit po ikin në […]

Sekretari për organizim në PDK, Betim Gjoshi tha se prezenca e kryeministrit Albin Kurti në aeroportin “Adem Jashari” në ditën e parë të lëvizjes pa viza në zonën Shëngen, është një përpjekje për të improvizuar normalitetin në rrethana kur qytetarët e Kosovës po përballen me pasoja të politikave të tij.

“Sot, njerëzit po ikin në Gjermani e shtete tjera për shkak të fushatës një-dekadëshe të opozitës antishtetërore të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që e portretizuan Kosovën si një vend të pajetueshëm. Kjo fushatë kaq e gjatë dhe e pandërprerë, po jep pasojat e saj deri në prishjen e ekuilibrit demografik”, shkroi ai në Facebook.

“Sot, njerëzit po shpresojnë të gjejnë veten në shtete tjera për shkak të zullimit të madh që Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë shtrirë mbi jetën e qytetarëve. Nuk ka mbetur gjë në Kosovë që nuk faturohet shtrenjtë. Sot, Albin Kurti është një ofendues e arrogant ndaj policëve të Kosovës, mësuesve, mjekëve, sindikatave, shërbyesve civilë, bizneseve, e ndaj kujtdo që ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës”, shtoi Gjoshi.

“Pra, Albin Kurti dhe Vetëvendosje janë shndërruar në demotivuesit kryesorë që njerëzit po largohen”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?