Gara: Për tri ditë kaluan 32 mijë udhëtarë përmes Aeroportit

Gara: Për tri ditë kaluan 32 mijë udhëtarë përmes Aeroportit

Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë vetëm në tri ditët e para që pas liberalizimit të vizave kanë udhëtuar afër 32 mijë qytetarë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i duhëtarëve është rritur për mbi 10 mijë. Kështu ka thënë zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara. Gara ka thënë se […]

Gara ka thënë se për këto tri ditë, janë realizuar 212 fluturime, me një mesatare rreth 70 fluturime në ditë.

“Nga data 1 janar deri më 3 janar, kanë kaluar dikund rreth 31 mijë udhëtarë vajtje-ardhje. Nëse e krahasojmë të njëjtën periudhë me tri ditët e para të vitit 2023, kemi dikund mbi 10 mijë udhëtarë më shumë se sa vitin e kaluar, mirëpo ky është një trend i cili vazhdimisht ka qenë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke pasur parasysh se çdo vit kemi pasur rritje të numrit të udhëtarëve si në vajtje po ashtu edhe në ardhje”, ka thënë Gara.

“Për këto tri ditë, një mesatare në ditë ka qenë dikund rreth 70 fluturime në ditë, ndërkaq për tri ditë janë gjithsej 212 fluturime të cilat janë realizuar. Presim që të kemi edhe shtim të numrit të fluturimeve, po ashtu kemi edhe tri destinacione të reja të cilat i janë shtuar Aeroportit të Prishtinës për vitin 2024, mirëpo akoma nuk kanë filluar”, u shpreh Gara, teksa e pranon që në rritjen e numrit të udhëtarëve ka ndikuar edhe liberalizimi i vizave.

“Edhe liberalizimi i vizave ka ndikuar në këtë rritje të numrit të udhëtarëve, mirëpo duhet pasur parasysh që tani jemi në periudhën kur pika e sezonit dimëror, jemi në periudhën pas festave ku për festa vijnë shumë bashkatdhetarë që festojnë në familjet e tyre, prandaj është herët që të dalim me një vlerësim të tillë që liberalizimi i vizave ka ndikuar në këtë trend të rritjes”, u shpreh tutje ajo.

Gara e ka quajtur të suksesshëm vitin 2023 për Aeroportin e Prishtinës, pasi gjatë vitit të kaluar kanë kaluar mbi 3.4 milionë udhëtarë.

“Vitin 2023 e kemi përmbyllur me një shifër mbi 3.4 milionë udhëtarë, ndërkaq edhe në vitin 2024 presim që të kemi një rritje të vazhdueshme jo vetëm për shkak të liberalizimit të vizave mirëpo edhe për shkak të vizitave të shpeshta të bashkatdhetarëve tanë”, deklaroi Gara./eo

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?