“E padijshme”: Lama dhe deputetja e VV-së përplasen për rolin e Gani Jakupit në njohjen e pasaportave nga Spanja

“E padijshme”: Lama dhe deputetja e VV-së përplasen për rolin e Gani Jakupit në njohjen e pasaportave nga Spanja

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama e ka quajtur të padijshme deputeten e LVV-së Jeta Statovci për shkak se kjo e fundit i kishte dhënë merita Gani Jakupit për njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja. “Më vjen keq për të, po është tërësisht e padijshme. Kjo më […]

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama e ka quajtur të padijshme deputeten e LVV-së Jeta Statovci për shkak se kjo e fundit i kishte dhënë merita Gani Jakupit për njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja.

“Më vjen keq për të, po është tërësisht e padijshme. Kjo më duket është kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, apo jo?”

“Po është tërësisht e padijshme dhe e dyta kërkon të manipulojë. E padijshme, sepse jo Gani Jakupi, por çfarëdolloj personaliteti, nuk mund të bëjë asgjë për sa i përket politikës lobuese në Spanjë, ata kanë një qëndrim goxha të prerë në raport me zyrtarët e Kosovës ata nuk ju flasin. Ky është qëndrimi i vërtetë i Spanjës”, ka deklaruar Lama në RTV Dukagjini.

Ajo më tej ka shpjeguar raportet e Kosovës me Spanjën dhe vendimin e kësaj të fundit për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

“Politika spanjolle vazhdon të jetë e tillë dhe nuk lidhet me ndonjë lobist që e kanë për të justifikuar pagat, është për keqardhje në çfarë niveli bien institucionet e Kosovës. Në politikën e Spanjës karshi njohjes së Kosovës nuk ka mundur ta ndikojë as fuqia numër një në botë që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka informacione që ka pasur kërkesa të fuqishme dhe të drejtpërdrejta për njohje edhe para procesit të shpalljes së pavarësisë, por sidomos edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ishte një moment ku Spanja mund të ndryshonte qëndrimin, u mendua ashtu, por realisht nuk ndodhi ashtu. Spanja ishte nga ato vende që e kundërshtoi fuqishëm”.

“Kështu që, siç e thashë, janë zhvillime të fuqishme të brendshme në Spanjë që kushdo që i njeh sadopak, domethënë e kupton pastaj se sa qesharake janë këto deklarata që vijnë nga zyrtarët e partisë në pushtet.  Çështja e pasaportave, e njohjes së pasaportave është një vendim tërësisht teknik. Vetë Ministria e Punëve të Jashtme e kishte sqaruar që s’ka të bëjë fare me njohjen e Kosovës, sigurisht që është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Po mbi gjitha lajmi i mirë është që mund të udhëtojë në Evropë, tani me Spanjën apo pa Spanjën, pak rëndësi ka”, ka shtuar Lama.

Pas kësaj deklarate ka reaguar në Facebook deputetja Jeta Statovci.

Ajo ka akuzuar Lamën se ka tregtuar votën në kohën që ishte deputete.

“Mbase shoqja Ambasadore beson se dija d.m.th. sa e shkathtë je me e bo pazar dinjitetin, besimin e përbetimet me votën e deputetes për presidentët. Nuk është se e ka tregtuar keq votën, gjykuar sipas sjelljeve plot krekosje të saj në pozitën e Ambasadores. Por sa keq qe e kanë pas tradhtuar në pazar kur kanë pas shkarkuar dhe e lanë pa kredibilitet e pa pozitë”, ka shkruar Statovci.

“Të shkëlqen përjetësisht dija mbi tregtinë shoqja Ambasadore. Më fal, shoqja ish-Ambasadore”, ka shkruar tutje Statovci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?