Djali i Imri Ahmetit të LDK-së kapadai në Ujësjellësin Prishtina: Ankesa për kërcënime e hakmarrje ndaj punëtorëve (Dok)

Djali i Imri Ahmetit të LDK-së kapadai në Ujësjellësin Prishtina: Ankesa për kërcënime e hakmarrje ndaj punëtorëve (Dok)

Qëndrim Ahmeti, djali i kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është emëruar në pozitën e Menaxherit të Departamentit për Administratë të Përgjithshme në Ujësjellësin “Prishtina”. Ai është në këtë pozitë prej pothuajse tash e një vit, ndërkohë që në adresë të tij, ka shumë ankesa për kërcënime ndaj punëtorëve. Periskopi ka arritur të sigurojë […]

Qëndrim Ahmeti, djali i kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është emëruar në pozitën e Menaxherit të Departamentit për Administratë të Përgjithshme në Ujësjellësin “Prishtina”. Ai është në këtë pozitë prej pothuajse tash e një vit, ndërkohë që në adresë të tij, ka shumë ankesa për kërcënime ndaj punëtorëve.

Periskopi ka arritur të sigurojë ankesën e një të punësuari që iu është drejtuar Kryeshefit ekzekutiv “KRU-Prishtina”, Arsim Fetahut e deri tek Bordi i drejtorëve. Në këtë ankesë flitet për Qëndrim Ahmetin, i cili thuhet se për inate personale, ka bërë që të shfrytëzoj pozitën e tij dhe të kërcënoi punëtorët në vendin e tyre të punës, madje ka rast, kur përmendet edhe të ketë qenë i armatosur.

Përveç kësaj, djali i Imri Ahmetit, Qëndrimi, në rastin e mëposhtëm [shih dokumentin], ka ulur nga pozita e ndihmësit teknik në punëtor të sigurimit fizik personin e përmendur më poshtë

Më poshtë keni ankesën e plotë:


Ky nuk është rasti i vetëm ku përmendet emri i Qëndrim Ahmetit.

Me 29 dhjetor të 2023-tës, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Prishtina’, Arsim Fetahu ka marrë vendim që ta lirojë nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Teknik në KRU ‘Prishtina’, Sokol Xhafën.

Në vendimin e KRU ‘Prishtina’ thuhet se njëra prej arsyeve të lirimit nga detyra e Sokol Xhafës është vlera e lartë e manganit në liqenin e Badovcit, pasi sipas tyre Xhafa propozoi “zgjidhje imagjinare dhe të pamundura teknikisht”.

Pas shkarkimit të tij, Periskopi ka kontaktuar me z. Xhafa dhe i njëjti ka përmendur emrin e Qëndrim Ahmetit, nga i cili ka dyshimet e tij se ka “pasur dorë direkt” në shkarkimin e tij, kjo falë pozitës së lartë që mban aty.

“Qëndrim Ahmeti prej kohës kur është emëruar si Menaxher i Administratës, mua nuk më njofton për asnjë vendim apo dokument zyrtar sa kam qenë në pozitën e drejtorit teknik. Unë kam qenë i vetmi që nuk më ka dërgu asnjëherë asgjë. Është edhe një rast banal, po e them prapë është banal me përmend, por edhe kur ka qenë ftesa në ndejën e fundvitit që është mbajtur, i vetmi kam qenë unë që nuk kam qenë i përfshirë. E kjo veçse e dëshmon tendencën e tij. Po iu tregoj edhe një rast tjetër; kjo edhe më shumë është sepse kur unë e kam menaxhu ndërmarrjen, unë e kam shkarku njëherë Qëndrim Ahmetin, pavarësisht se e kam gradu njëherë në pozitë të shefit të zyrës ligjore, por kur kam parë tentativat e tij për keqpërdorim të pozitës zyrtare edhe informacionet që i kam marrë për të, kam marrë masa dhe e kam kthy në detyrën ku ka qenë më parë me koeficient të shkollës së mesme. Më pas, prej asaj pozite, pra me koeficient të shkollës së mesme, me ardhjen në pozitë të Arsim Fetahut si kryeshef ekzekutiv, ai e ka gradu Menaxher të Administratës që kjo pozitë është kategoria e tretë e menaxherit në këtë ndërmarrje për nga hierarkia. Absolutisht kjo është një shenjë hakmarrje dhe i njëjti nëpër korridore e ka konfirmuar që ai ka me i denigru të gjithë njerëzit që ai nuk i konsideron që janë të afërt të tij”, deklaroi Xhafa për Periskopin.

Ndryshe, siç edhe është cekur më lartë, personat që kanë ankesa të shumta në drejtim të Qëndrim Ahmetit, djalit të Imri Ahmetit, mbesin “të çuditur se si një person duke e shfrytëzuar pushtetin e babait të tij, terrorizon dhe sillet si të ishte e privatizuar kjo ndërmarrje”. /Periskopi/Enis Rrustemi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?