Deputeti i PDK-së: Sulmi në Banjskë ishte skenar, Sveçla s’e ka qëllim zbardhjen e rastit

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, përsëri ka deklaruar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është skenar i përgatitur nga “ata që ulen në tavolinën e negocimit”. Berisha në RTV Dukagjini tha se ministri Xhelal Sveçla, me akuzat që po i bën ndaj Prokurorisë, po dëshiron që rasti të mos zbardhet asnjëherë. “Prokuroria nuk është […]

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, përsëri ka deklaruar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është skenar i përgatitur nga “ata që ulen në tavolinën e negocimit”.

Berisha në RTV Dukagjini tha se ministri Xhelal Sveçla, me akuzat që po i bën ndaj Prokurorisë, po dëshiron që rasti të mos zbardhet asnjëherë.

“Prokuroria nuk është lejuar të flasë, dhe tash që po mundohet ta akuzojë Prokurorinë, ky nuk e ka qëllim zbardhjen e kësaj situate, ajo situatë ka qenë skenar dhe skenaristët janë ata që ulen në tavolinën e negocimit… Fakti që nuk është leju që prokuroria të flasë, tregon që është një synim që prokuroria të anatemohet, përmes akuzave ka qëllim kapjen e prokurorisë… Ky nuk është dashtë të flasë fare nëse nuk e ka një raport përfundimtar”, tha ai.

Berisha tha se raporti i MPJD-së për sulmin terrorist në Banjskë nuk jep përgjigje për pyetjet, që, sipas tij, janë të rëndësishme në zbardhjen e rastit.

“Një raport i MPJD-së vetëm e përshkruan në mënyrë pezhorative, por nuk jep përgjigje kush e lejoi gjithë atë armatim, dhe të hynë trupat. Edhe pse deputetja britanike paralajmëronte këtë se po bëhej nëpër manastire… Kush ia hapi kanalin për tërheqje pas disa orësh luftime”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?