Çka deklaroi para prokurorit serb Hasan Dakaj? – E zbulon avokati i ish-ushtarit të UÇK-së

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi. Në lidhje me këtë ka folur avokati i angazhuar nga familja, Xhevdet Smakiqi, i cili theksoi se Hasan Dakaj para prokurorisë serbe […]
Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.
Në lidhje me këtë ka folur avokati i angazhuar nga familja, Xhevdet Smakiqi, i cili theksoi se Hasan Dakaj para prokurorisë serbe ka thënë që e kanë ngatërruar me dikë tjetër.
“Sipas deklarimit të Hasan Dakajt para prokurorit serb, ai ndjehet i pafajshëm dhe e kanë ngatërruar atë me identitet me dikë tjetër. Sipas familjarëve ai fare nuk ka operuar në ato lokacione për të cilat pretendon Prokuroria e Serbisë”, ka thënë Smakiqi në një lidhje direkte në Klan Kosova.
Përndryshe, të dielën, Smakiqi deklaroi se Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd në rrugën Baçvanska.












