Bislimi takon Hasanin: Shqipëria e gatshme ta përkrah Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Bislimi takon Hasanin: Shqipëria e gatshme ta përkrah Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ministrin për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasanin. Gjatë takimit, Bislimi vuri në pah bashkëpunimin ndërqeveritar mes dy vendeve, i cili sipas tij, ka njohur zbatim të plotë dhe efektiv të pothuajse të gjitha marrëveshjeve të arritura në mandatin e qeverisë aktuale. Ai […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ministrin për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasanin.

Gjatë takimit, Bislimi vuri në pah bashkëpunimin ndërqeveritar mes dy vendeve, i cili sipas tij, ka njohur zbatim të plotë dhe efektiv të pothuajse të gjitha marrëveshjeve të arritura në mandatin e qeverisë aktuale.

Ai tha se marrëveshjet tashmë të zbatuar kanë kontribuar pozitivisht në arsim, kultur, shëndetësi, infrastrukturë e bashkëpunim ndërkufitar të frytshëm.

“Ministri Hasani iu bashkëngjit këtij konstatimi duke theksuar intensifikimin e vëllimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, i cili është rritur për 100 milionë euro vetëm vitin e kaluar”.

“Më tej, u diskutua rreth sfidave të përbashkëta ku mund të bashkëpunojmë akoma më shumë, si integrimi evropian, mirëpo edhe në fushën e sigurisë dhe të bashkërendimit për ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon, e në veçanti në Luginën e Preshevës, pasur parasysh diskriminimin me të cilin përballen shqiptarët”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se në takim u fol edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare ku Hasani shprehu gatishmërinë për ta përkrahur Kosovën në këtë drejtim.

“Qëndrojmë me dëshirë të mirë e energji të plotë, për ta rritur bashkëpunimin e afruar shtetet tona sa më afër me njëri tjetrin. U diskutua dhe mbi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë ndaj Kosovës edhe në sfera të ndryshme, veçanërisht anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, ku ministri shprehu gatishmërinë e tij për të përkrahur Kosovën në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?