Bislimi për takimin me Lajçakun: Folëm për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë

Bislimi për takimin me Lajçakun: Folëm për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar se në Vjenë është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili më parë ka treguar për takimin që e kishte me Bislimin. Ky i fundit në platformën “X”, ka thënë se në takim është folur për nevojën e zbatimit të plotë dhe […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar se në Vjenë është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili më parë ka treguar për takimin që e kishte me Bislimin.

Ky i fundit në platformën “X”, ka thënë se në takim është folur për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë dhe çështjet në lidhje me lirinë e lëvizjes.

“U takuam sot në Vjenë me EUSR Lajçak për të diskutuar çështje të lidhura me dialogun. U fol për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë dhe çështjet në lidhje me lirinë e lëvizjes, në letrën e Beogradit për tërheqje nga marrëveshja”, ka thënë Bislimi.

Po ashtu, ai ka thënë se u bisedua edhe për çështjen e aneksit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

”Çështje të tjera u ngritën që lidhen me urgjencën për implikim të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Themelore. Theksova se shtytja e propozimit për njohjen e pasaportave të paligjshme KU të lëshuara nga Serbia, ndikon negativisht në procesin integrues dhe dëmton rëndë dialogun”, ka thënë Bislimi.

1/2 Met today in Vienna w/EUSR Lajcak to discuss dialogue related issues. Talked about the need for full & swift implementation of the energy roadmap & issues regarding freedom of movement, to Belgrade’s letter of withdrawal from the agreement. pic.twitter.com/H1SlIdftSZ

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) January 15, 2024

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?