Bislimi e takon para Kurtit, Lajçak thotë se u pajtuan që zbatimi i marrëveshjes është urgjent

Bislimi e takon para Kurtit, Lajçak thotë se u pajtuan që zbatimi i marrëveshjes është urgjent

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislim, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajçak përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se me Bislimin është takuar përpara nisjes së Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, e ku ka folur për proces e dialogut me Serbinë. Emisari evropian ka shtuar […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislim, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se me Bislimin është takuar përpara nisjes së Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, e ku ka folur për proces e dialogut me Serbinë.

Emisari evropian ka shtuar se me Bislimin ka rënë dakord që që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent. Ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Përpara Davos, takova DPM-në e Parë @BislimiBesnik për të diskutuar një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak.

Në Davos do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, aty do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Nuk ka paralajmërim për ndonjë takim në mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Ahead of @Davos, I met First DPM @BislimiBesnik to discuss a wide range of Dialogue-topics and expectations on advancing the normalisation of relations with Serbia in the coming period. We agreed that swift implementation of the Agreement on the Path to Normalisation is urgent. pic.twitter.com/qwHccdOlVC

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 15, 2024

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?