BIK distancohet nga aktiviteti që u zhvillua në një xhami në Prishtinë kundër festimit të vitit të ri

BIK distancohet nga aktiviteti që u zhvillua në një xhami në Prishtinë kundër festimit të vitit të ri

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është distancuar nga një aktivitet që u zhvillua në një xhami në Prishtinë, më 31 dhjetor, kur fëmijëve u ishte dhënë detyrë të mendonin për mënyra se si t’i bindin prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri. Për këtë aktivitet, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës ka thënë se […]

Fotot e fëmijëve, gjatë përfshirjes në aktivitetin e organizuar më 31 dhjetor, janë publikuar në postimin e kësaj xhamie. Postimi tërhoqi reagime të shumta në rrjete sociale – disa prej tyre mbështetnin aktivitetin e zhvilluar, e disa të tjerë e kritikonin atë.

 

Nga Departamenti i Gruas në BIK thonë se ky aktivitet nuk ka qenë i planifikuar në koordinim me BIK-un. Vartëse e këtij departamenti është edhe mësuesja Xheneta Fejzullahu-Fejziu, që zhvillon mësimdhënien bazike për besimin islam me fëmijë në xhaminë “Mati 1”.

Udhëheqësja e këtij departamenti të BIK-ut, Vaxhide Podvorica-Bunjaku, thotë se aktiviteti, i cili ka ngjallur debat në publik, nuk ka qenë i qëllimshëm dhe as i planifikuar nga departamenti që ajo drejton.

“Është i rastësishëm, nga vetë mësuesja. Ne, si departament, nuk e pranojmë një gjë të tillë. Ka qenë si aktivitet i rastit, i momentit, dhe jo i planifikuar”, thotë Podvorica-Bunjaku.

Por, imami i xhamisë “Mati 1” në Prishtinë, Fadil Musliu, thotë se aktiviteti i 31 dhjetorit është zhvilluar në kuadër të sektorit të gruas, i cili funksionon brenda xhamisë.

Musliu thekson se aktiviteti është zhvilluar sipas planit të mësueses, e cila, siç thotë ai, “është çdo herë në koordinim me Departamentin e Gruas, që vepron në kuadër të BIK-ut”.

“Ajo, në koordinim me Departamentin e Gruas dhe në koordinim edhe me koleget e saj – sepse Bashkësia Islame ka dhjetëra mualime [mësuese] që zhvillojnë aktivitetet e tyre në xhamitë e Kosovës – e kanë paraparë atë [leksion]. Por, është bërë pak e madhe në media”, thekson Musliu.

Ai shton se, më pas, i ka parë punimet e nxënësve dhe thotë se ato nuk përmbajnë nxitje të urrejtjes dhe jotolerancës.

“As nuk ka nënçmim, apo poshtërim të ndokujt. Aty vetëm është shpjeguar se, ne si myslimanë, në aspektin fetar i kemi dy festa: festën e Fitër Bajramit dhe festën e Kurban Bajramit. Në fakt, edhe Viti i Ri nuk paraqet ndonjë festë fetare të ndonjë feje”, thekson Musliu.

Ai shton se besimtarët myslimanë nuk janë kundër atyre që e festojnë Vitin e Ri, “por nuk jemi as që dikush të na e imponojë si (festë) obligative”.

Vaxhide Podvorica-Bunjaku, udhëheqëse e Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame të Kosovës thotë se aktiviteti që ka zhvilluar mësuesja Fejzullahu – Fejziu është jashtë planit të departamentit që ajo drejton.

“Nuk është plan i departamentit. Mësueset tjera, mualimet tona, nuk kanë bërë diçka të tillë, për shembull, siç ka bërë ajo. Neve na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë, në këtë formë, sepse të gjithë, si njerëz, si shoqëri civile, duhet t’u gëzohemi festave”, tha Podvorica – Bunjaku.

Lidhur me aktivitetin e zhvilluar me fëmijë në xhaminë “Mati 1”, më 31 dhjetor, ka reaguar edhe Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës.

Kryetari i këtij Këshilli, Hetem Sopjani, e vlerëson si veprim të gabuar aktivitetin e 31 dhjetorit në xhaminë “Mati 1”, e cila është nën kontrollin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës. Megjithatë, ai beson se gabimi nuk është bërë qëllimshëm dhe, si i tillë, thotë se nuk e paraqet fare qëndrimin e BIK-ut.

“Nuk jam i mendimit që të mos festohet edhe Viti i Ri, sepse, tek e fundit, fëmijët tanë, njerëzit, familjarët… ne nuk kemi kompetencë t’i ndalim dhe [t’u themi] të mos e festojnë Vitin e Ri. Kjo ka ndodhur dhe shpresoj që në të ardhmen nuk do të ndodhë. Është një gabim i rastit që ka ndodhur, është një lëshim i cili është bërë nga njerëzit kompetent”, thekson Sopjani.

Ai shtoi se imami i xhamisë “Mati 1” do të ftohet në institucionin në Bashkësinë Islame për të dhënë sqarime lidhur me aktivitetin në xhaminë e tij, por edhe për deklaratat e tij publike.

“Do të intervistohet edhe imami. Do të thirret në takim imami, për gjërat të cilat kanë ndodhur dhe shpresojmë që në të ardhmen të mos ndodhin gjëra të tilla”, tha Sopjani, raporton REL.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?