Besnik Bislimi sulmon ashpër Gjykatën Kushtetuese nga mediumi serb “Radio Gorazdevac”

Besnik Bislimi sulmon ashpër Gjykatën Kushtetuese nga mediumi serb “Radio Gorazdevac”

Nuk janë kredibilë; nuk janë kompetentë; e shohim çdo ditë jokredibilitetin dhe jokompetencën e tyre; vendimet e tyre produkt i një mjedisi të korruptuar; nxjerrin vendime kontraverze; kur nuk i shërbejnë drejtësisë s’veprojmë në bazë të tyre; Qeveria rezervon të drejtën për t’i interpretuar vendimet e tyre. Krejt këto, përmbledhtazi, i tha askush më pak […]

Krejt këto, përmbledhtazi, i tha askush më pak se njeriu i dytë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi – për institucionin më të lartë dhe kyç të vendit në mirëmbajtjen e parimeve dhe rendit kushtetues, Gjykatën Kushtetuese; vendimet e të cilës janë finale.

Njëjtë si shefi i tij, Albin Kurti, që para as mëse as një viti shprehej se “një nëntë gjykatës” kushtetuese nuk mund të pengojnë një dikë që ka marrë “400 mijë vota”, Besnik Bislimi, duke folur për një media serbe “Radio Gorazdevac” goditi ashpër institucionin e Gjykatës Kushtetuese duke i quajtur “jo kredibilë” dhe “jo kompetentë” dhe për më tepër – ndonëse vendimet e kushtetueses duhet të pranohen dhe shihen si interpretimi final i kushtetuetshmërisë – Bislimi tha se “ne si qeveri rezervojmë të drejtën e intepretimit” dhe se “kurdo që Qeveria beson se po i keqshërbejnë drejtësisë atëherë është e vështirë të veprojmë në pajtim me këso vendime”.

Krejt kjo – në mënyrë të çoroditur sigurisht sepse katër-pesë minutë më heret shprehej se draft-Statutin e Asociacionit “do ta dërgojmë në kushtetuese” – erdhi kur u pyet për moszbatimin e vendimit të kushtetueses rreth pronave të Manastirit të Deçanit.

“Gjykata jonë Kushtetuese është e njohur në prodhimin e dokumenteve/vendimeve kontraverze; dhe këtë e shohim në baza ditore sepse besojmë që atyre u mungon kompetenca dhe kredibiliteti. Dhe ky s’është i vetmi vendim i kushtetues që s’ka mundur të gjejë zbatim”, ka thënë Besnik Bislimi.

Bislimi, duke i qëndruar kësaj linje sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese, tha se edhe Qeveria e Kosovës i ka fituar zgjedhjet me premtim për “Drejtësi”.

“Pra, kurdo që Qeveria beson se po i keqshërbejnë drejtësisë atëherë është e vështirë të veprojmë në pajtim me këso vendime. Është vështirë të veprojmë në bazë të tyre. Nuk është se po i mohojmë”.

“Por, nëse puna ime, nëse premtimi im ndaj qytetarëve është që t’u jap drejtësi – kur e dimë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është produkt i një mjedisi të korruptuar – më e pakta që mund të bëjë është të them se ky vendim, në mendimin tim nuk është produkt i një institucioni kredibil”, ka vazhduar Bislimi.

Këtu ai vazhdoi duke nxjerrur një krahasim – pothuajse në nivel fetishi – me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“P.sh Aleksandar Vuçiq në Bruksel merr rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe thotë ‘kjo është në linjë me kushtetutën tme, kjo nuk eshte’; e kjo është tjetri ekstrem. Ne s’e marrim atë rol të GJK-së, por rezervojmë të drejtën për të interpretuar këso vendime të këtilla”, shtoi ai.

Bislimi, megjithatë, njoftoi se draft-Statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe do t’i nënshtrohet rishikimit kushtetues në Gjykatën Kushtetuese – ndonëse ia mohoi kompetencën dhe kredibilitetin.

“Katër faza janë deri të Asociacioni– e para pranimi i draft-Statutit, e dyta është vendimi i GJK-së, pastaj vendimi i Qeverisë, e katërta është procesi i themelimit – në krejt këto katër faza Serbia duhet të jep elementet e njohjes de-facto”, shtoi ai.

“Në momentin kur të jemi gati për themelimin e Asociacionit, ose çfarëdo emri që do t’i japim Serbia duhet ta ketë të kompletuar njohjen de-facto të Kosovës. Ky është pozicioni i të gjithëve, përfshirë edhe Serbisë. Atë se çka thonë publikisht është veçse për konsum të brendshëm; por atë që thonë në Bruksel thonë do ta njohim plotësisht de fakto Kosovën…Në perspektivën e tyre vendimi i parë që duhet të bëjnë është njohja e të gjitha dokumenteve, pasaportave, të gjitha çka institucionet kosovare prodhojnë në momentim kur ne pranojmë draft-Statutin”, tha mes tjerash ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?