Arrestimi i Fatos Nanos i rrëfyer nga ish-sekretarja personale

Arrestimi i Fatos Nanos i rrëfyer nga ish-sekretarja personale

Arrestimi i Fatos Nanos përmendet shpesh këto ditë kur Gjykata e Posaçme ka vendosur një arrest shtëpie për Sali Berishën. Por kohët dhe masa e arresttit kanë qenë krejt të ndryshme. Ish-anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në PS, Ylli Polovina në librin e tij, “Të jesh apo të mos jesh”, sjell një dëshmi nga […]

Arrestimi i Fatos Nanos përmendet shpesh këto ditë kur Gjykata e Posaçme ka vendosur një arrest shtëpie për Sali Berishën.

Por kohët dhe masa e arresttit kanë qenë krejt të ndryshme.

Ish-anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në PS, Ylli Polovina në librin e tij, “Të jesh apo të mos jesh”, sjell një dëshmi nga Kristina Çupi, ish-sekretarja personale e Nanos.

Ajo tregon në një nga kapitujt e librit të Polovinës, njohjen me kryesocialistin, por dhe momentet kur Nano u thirr në Prokurori e më pas u arrestua dhe u dënua.

Kur u arrestua nga Berisha ju ishit në punë?

Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe … Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi.

Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”.

Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se e kam shenjë të mirë.

Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar. Morëm porosinë se duhet të hiqnim ato që duheshin hequr nga zyra. E ç’duheshin hequr? Asgjë nuk kishte që e fajësonte, por hoqëm shkresa më kot. Më shumë nga turbullira.

Nuk patët asnjë mundësi që ta takonit kur ishte në burg?

E takuam më 12 gusht. U nisa me dy shoqe të tjera. Ato hiqeshin sikur ishin kunatat e Fatosit, unë si kushërira. Pritëm përjashta. Ishte zheg. E kam tani si në ëndërr. Si një njeri që sheh syhapur e nuk lëviz dot nga vendi. E pashë nga larg: ishte veshur me kanotiere, rruar dhe rregulluar. Erdhi dhe kemi ndenjur në oborr. “Të paskan futur në formalinë, Kristina”, më tha. Më parë kishim bërë shaka se ai duhet të merrte një sekretare të re e ajo të ishte brune. Pata kënaqësi, folëm, unë i thashë për bashkëjetesën. Nejse, për kohën bashkëjetesa është normale, por unë për çupën time nuk do ta dëshiroja kurrë. Fatosi iu përgjigj merakut tim, duke thënë: “Ç’ke ti Kristina?

Le të bashkëjetojnë të rinjtë”. Atëherë ia ktheva se kjo nuk ndikon mirë për ne. “Rri, tha, mos fol më”. E mori vesh për kë e kisha, ato dy shoqet e tjera nuk e kuptuan. Biseda vazhdoi me çështje të tjera. I thashë se isha miqë- suar me shumë sekretare ambasadash, se ambasadori, ky apo ai, kishin pyetur për të. Pastaj më pyeti ai për shumë gjëra. Më porositi për ruajtjen e letrave, për përgatitjen e Kongresit që do të bëhej, se duheshin materialet e kancelarisë. Ky ishte edhe takimi i fundit me të. (Dita)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?