Ambasadori francez: Propozimi i BE-së e bën Asociacionin më pak shqetësues për ata që frikësoheshin se është antikushtetues

Ambasadori francez: Propozimi i BE-së e bën Asociacionin më pak shqetësues për ata që frikësoheshin se është antikushtetues

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se një pjesë e punës së tij ka të bëjë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Guerot mes tjerash, në një intervistë për Klankosova.tv ka potencuar që presin që të arrihet një marrëveshje në mes dy vendeve sa më shpejt. “Sa më shpejt të jetë e mundur! […]

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se një pjesë e punës së tij ka të bëjë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Guerot mes tjerash, në një intervistë për Klankosova.tv ka potencuar që presin që të arrihet një marrëveshje në mes dy vendeve sa më shpejt.

“Sa më shpejt të jetë e mundur! Është në interes të Kosovës. BE-ja ka bërë një propozim për një statut të Asociacionit. Presim që të zbatohet shpejt. Dy vendet, Kosova dhe Serbia, morën angazhime gjatë shkurtit/marsit të kaluar, veçanërisht ndaj BE-së”, ka deklaruar Guerot në një intervistë për Klanin.

Diplomati francez, punën si ambasador në Kosovë e vlerëson me momente dramatike, duke përmendur edhe sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Ai flet edhe për aspektin e sigurisë, duke thënë se ka rreziqe të shumta për tensione të reja në vend.

“Një pjesë e rëndësishme e punës sime ka të bëjë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, në të cilin Franca luan një rol të konsiderueshëm mbështetës. 15 muajt e kaluar që kur kam dorëzuar letrat kredenciale kanë qenë shumë intensive për këtë çështje, me momente tensionesh të larta dhe madje edhe momente dramatike siç ishte sulmi në Banjska më 24 shtator, por edhe progres, duke filluar me miratimin e marrëveshjes së Brukselit/Ohrit dhe propozimin nga ndërmjetësuesi evropian i një draft-statuti për Asociacionin”, ka shtuar më tej Guerot.

“Ky propozim e bën perspektivën e Asociacionit njëkohësisht shumë konkrete dhe shumë më pak shqetësuese për ata që kishin frikë se Asociacioni do të mund të ishte antikushtetues. Gjithashtu është duke u zgjidhur edhe çështja e targave dhe vërej se qytetarët serbë po e shfrytëzojnë mundësinë për të kërkuar votim për revokim të kryetarëve të komunave të zgjedhur më 23 prill. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve ishin sigurisht të ligjshme, por ato nuk ofrojnë një zgjidhje politike afatgjatë. Është pozitive që qytetarët po e përdorin këtë procedurë të ofruar nga institucionet e Republikës së Kosovës për të përmirësuar gjendjen. Pra në përgjithësi, 15 muaj shumë të ngarkuar, me shumë kontraste, mbetet shumë për të bërë, me shumë rreziqe për tensione të reja, por edhe arritje konkrete pozitive dhe këto janë ato që dua të mbaj në mend”, theksoi ambasadori francez Olivier Guerot.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?