Ambasadori francez: Mos pini duhan në prani të fëmijëve

Ambasadori francez: Mos pini duhan në prani të fëmijëve

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, para se të caktohej për të shërbyer në vendin tonë, nuk ka pritur që Kosova të ketë afërsi të madhe me Evropën Perëndimore. Mirëpo, në një intervistë për Klankosova ai thotë se ka gjetur tjetër situatë dhe thotë se kjo afërsi ka ardhur si pasojë e diasporës dhe […]

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, para se të caktohej për të shërbyer në vendin tonë, nuk ka pritur që Kosova të ketë afërsi të madhe me Evropën Perëndimore.

Mirëpo, në një intervistë për Klankosova ai thotë se ka gjetur tjetër situatë dhe thotë se kjo afërsi ka ardhur si pasojë e diasporës dhe refugjatëve që u kthyen në Kosovë pas disa viteve të kaluara në Francë apo në vende të tjera perëndimore.

Madje tash ai thotë se Kosova është Evropë dhe nuk është aq ndryshe nga vendet tjera evropiane “siç shumë besojnë”.

“Nuk e prisja që afërsia me Evropën Perëndimore të ishte kaq e madhe. Kjo ndoshta për shkak të diasporës dhe refugjatëve që u kthyen në Kosovë pas disa viteve të kaluara në Francë apo vende tjera. Sido që të jetë, Kosova nuk është aq ndryshe sa shumë besojnë. Kosova është Evropë. Jam i kënaqur që shumë kosovarë kanë mundësinë të bëjnë këtë konstatim, në drejtim të kundërt, duke ardhur më lehtë për të vizituar BE-në me liberalizimin e vizave”, ka thënë Guerot për Klankosova.tv.

Diplomati francez theksoi se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje në Kosovë është diversiteti i madh në një territor të vogël.

Ndërsa, Guerot përmend edhe bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve në fushën e kulturës, me theks të veçantë në film dhe arkeologji – në këtë të fundit duke potencuar zbulimet e fundit në Kosovë.

Sidoqoftë, punën si ambasador në Kosovë e vlerëson me momente dramatike, duke përmendur edhe sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Ai flet edhe për aspektin e sigurisë, duke thënë se ka rreziqe të shumta për tensione të reja në vend.

Ndërkaq në pyetjen rreth asaj se cka i lë përshtypje më suhmë në Kosovë e cka më pak, duket se ambasadorit francez i ka rënë në sy për të keq, pirja e duhanit në sy të fëmijëve.

“Ju promovoni vazhdimisht në profilet tuaja në rrjetet sociale, ushqimet dhe qytetet e Kosovës. Cilat janë gjërat që ju kanë lënë më shumë përshtypje dhe çka më pak?”, pyet Klani ambasadorin francez dhe ai përgjigjet kështu:

Olivier Guerot: Faleminderit që e keni vënë re! Në të vërtetë, unë përpiqem të publikoj jo vetëm mesazhet politike të vendit tim – që është një punë e ambasadës – por edhe të ndaj interesimin dhe shijen time për Kosovën. Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj: ajo që më bën më shumë përshtypje është diversiteti i madh në një territor të vogël. Diversiteti gjeografik: ju mund të kaloni Kosovën nga njëra anë në tjetrën për gjysmë dite dhe të kaloni nëpër peizazhe shumë të ndryshme; diversitet njerëzor, shumëllojshmëri të qyteteve që secili ka një karakter shumë të veçantë, etj. Ajo që më impresionon më pak është pirja i duhanit në vende publike ndonjëherë në prani të fëmijëve. Ka ende punë për të rritur ndërgjegjësimin e duhanpirësve dhe popullatës në përgjithësi…

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?