Ali Ahmeti për Kurtin: Po ndërhynë në punët e brendshme të shqiptarëve të Maqedonisë, më ka lënë pa tekst

Ali Ahmeti për Kurtin: Po ndërhynë në punët e brendshme të shqiptarëve të Maqedonisë, më ka lënë pa tekst

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrimin në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoni, Edi Rama nuk ka ndërhyrë […]

“Po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoni, Edi Rama nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të organizmit politik në Maqedoni, ka bërë përpjekje për t’i afruar partitë në Maqedoni, unë jam falënderues, mirënjohës për këtë qasje, nuk kemi shprehur patriotizëm, as emocional dhe patriotik, jemi dakorduar me Pendarovskin me partinë Lidhja Social Demokrate, i kemi dhënë përkrahje, mund të bëjë një lojë një teatër, por e dimë që në fund nuk ka fitues”, tha Ahmeti, raporton Top Channel.

Rakipllari: Albini mesa kam parë mbështet opozitën.

“Nuk di që ka regjistruar parti, shumë nga komuniteti ndërkombëtar ka shprehur interesimin. Kjo është demokracia, më kanë vendosur në një situatë goxha të vështirë, pse Kurti nuk ankohet kur Vuçiç bën aktivitet politik në Kosovë, si e shpjegoni, më kanë lënë pa tekst.

Rakipllari: Nëse ai do mbështeste BDI, do ishte ky shqetësim, se ai mbështet rivalët tuaj.

“Nuk kam kërkuar mbështetje nga Shqipëria dhe Kosova, kam pasur kontakt me të gjitha partitë, por në radhë të parë me shtetin.”

Rakipllari: Kurti është personazh simpatik në hapësirën shqiptare, ju shqetëson në rezultatin elektoral?

“Unë jam militant në këtë fushë veprimtarie, rrethanat janë ndryshuar, unë kam qenë për bashkim, cila është qasja më realizte4, në politikë duhet të jesh realist. Kosova u bë e pavarur, tani ka punë të pranohet në organizata kombëtare, siç është anëtarësuar Shqipëria dhe Maqedonia në NATO. Nuk kërkoj asgjë më shumë se sa standardet që ka vënë Evropa, të hiqen kufijtë, si në vendet e Evropës”, tha Ahmeti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?