Alarmohet policia belge, arrestohen 3 persona për sulm terrorist

Alarmohet policia belge, arrestohen 3 persona për sulm terrorist

—————————- Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Jim O’Brien, tha të enjten se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet provokuese në veri të Kosovës dhe të angazhohen për zbatimin e zotimeve që dalin nga procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ai i bëri këto komete […]

—————————-

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Jim O’Brien, tha të enjten se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet provokuese në veri të Kosovës dhe të angazhohen për zbatimin e zotimeve që dalin nga procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ai i bëri këto komete gjatë një bashkëbisedimi në internet me gazetarë duke i vlerësuar pozitivisht disa përparime, siç ishte njohja e ndërsjellë targave të makinave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se pret në muajt e ardhshëm më shumë diskutime rreth bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve, ndërsa u shpreh i kënaqur me bashkërendimin e Policisë së Kosovës me misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s.

“Kjo është shumë e rëndësishme, veçmas pas ngjarjeve në shtatorin e kaluar, kur një grup provoi të importonte një numër të madh të armëve që do të mund të shkaktonin dhunë të madhe, nëse do të lejoheshin të çonin në fund planet e tyre. Kjo është diçka që të dyja palët duhet ta kuptojnë se ne nuk do të lejohet”, tha ai.

Ndihmës sekretari O’Brien tha se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar sa i përket mbështetjes së procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa u bëri thirrje palëve të zbatojnë zotimet që dalin nga ky proces.

O’Brien tha ndërkaq se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Serbinë për të trajtuar shqetësimet rreth parregullsive që u shfaqën në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit, ndërsa theksoi se ato sollën një ndryshim në përbërjen e parlamentit serb, ku nuk arritën të sigurojnë vende partitë që ofruan vetëm nacionalizëm ndërsa opozita shënoi rritje.

Ndihmës sekretari amerikan i cili radhiti Kosovën Serbinë dhe Bosnjës si çështjet që kërkojnë më shumë vëmendje në rajon ritheksoi qëndrimin amerikan në mbështetje të tërësisë tokësore të Bosnjës.

“Ballkani Perëndimor duhet të jetë evropian, i qëndrueshëm dhe i sigurt dhe kjo mbi të gjitha nënkupton se ky rajon ka nevojë për integrim ekonomik”, tha ndërkaq O’Brien duke theksuar se popullsia e këtyre vendeve po largohet për shkak të mungesës së ardhmërisë ekonomike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?