“Ajo ishte njeriu më i ëmbël që kemi takuar”- Flet banorja e lagjes ku jetonte gruaja shqiptare me fëmijët

“Ajo ishte njeriu më i ëmbël që kemi takuar”- Flet banorja e lagjes ku jetonte gruaja shqiptare me fëmijët

Një rreshter i policisë së New Yorkut vrau gruan dhe dy fëmijët e tij përpara se të kryente vetëvrasje gjatë fundjavës, ka njoftuar policia, shkruan Independent. Departamenti i Policisë në Clarkstown i identifikoi viktimat në vendin ku ishte kryer krimi. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Watson Morgan, gruan e tij shqiptare Ornela Morgan, 43 vjeç dhe […]

Një rreshter i policisë së New Yorkut vrau gruan dhe dy fëmijët e tij përpara se të kryente vetëvrasje gjatë fundjavës, ka njoftuar policia, shkruan Independent.

Departamenti i Policisë në Clarkstown i identifikoi viktimat në vendin ku ishte kryer krimi. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Watson Morgan, gruan e tij shqiptare Ornela Morgan, 43 vjeç dhe dy djemtë e çiftit, të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Autoritetet thanë se të katër kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje, transmeton Telegrafi.

Trupat e tyre u zbuluan nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në periferi të New York City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me armë zjarri”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstown.

Watson ishte zyrtar policor në Departamentin e Policisë së New Yorkut për shtatë vjet.

Më pas ai iu bashkua policisë në Bronxville, që ndodhet në Westchester County, e në vitin 2007 u ngrit në detyrë me gradën rreshter.

Sipas një postimi në X nga llogaria zyrtare e Educators of New York, Ornela Watson ishte mësuese e shkollës publike në qytetin e New Yorkut.

Një fqinj i familjes, i cila kërkoi të mos i përmendet emri, tha për New York Post se komuniteti ka mbetur i tronditur.

“Unë kurrë në një milion vjet nuk do të prisja që [ai] të bënte diçka të tillë”, tha gruaja.

“Fëmijët ishin gjithmonë këtu duke luajtur jashtë, dhe nëna e tyre ishte thjesht personi më i ëmbël që keni takuar ndonjëherë… Jemi në shok. Të gjithë në këtë komunitet janë të tronditur”, shtoi ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?