AGK: Kërcënohet redaksia e Periskopit, ftojmë Policinë dhe Prokurorinë që ta trajtojë rastin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj një e-maili me përmbajtje kërcënuese ndaj Redaksisë së Periskopit, e cila ka arritur mbrëmjen e së hënës në readaksinë tonë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovësm kërkon nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe organet e rendit e të drejtësisë, që ta trajtojnë rastin. Reagimi i AGK-së: “Kërcënohet redaksia […]
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj një e-maili me përmbajtje kërcënuese ndaj Redaksisë së Periskopit, e cila ka arritur mbrëmjen e së hënës në readaksinë tonë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovësm kërkon nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe organet e rendit e të drejtësisë, që ta trajtojnë rastin.
Reagimi i AGK-së:
“Kërcënohet redaksia e portalit “Periskopi”
Gazeta online “Periskopi”, ka njoftuar AGK-në, për një e-mail kërcënues që ka pranuar rreth publikimit të artikullit të titulluar “Nëntë punonjës të Fakultetit të Mjekësisë marrin rrogë në QKUK pa punuar fare”.
Në emailin e pranuar me 15 janar, kërkohet largimi i artikullit me porosinë “ju gazetart kujdes me shkrime sepse shume gazetarve po jau heqin kryt per shkrime ose po jau zajn peng familjaret. ma mire duje pa problem se paret per klikime e me probleme familjare”, shkruan në një pjesë të mesazhit.
AGK-ja, është e shqetësuar me kërcënimin e bërë ndaj redaksisë së këtij portali, dhe e fton Policinë e Kosovës që urgjentisht të hetojë prej nga vjen kërcënimi dhe të marrë masat e duhur për të ofruar siguri për gazetarët e këtij medium. Gjithashtu, ftojmë Prokurorinë dhe organet e tjera të drejtësisë që të bëjnë punën e duhur për të trajtuar rastin”.
Një e-mail me përmbajtje kërcënuese ka arritur në Redaksinë e Periskopit, mbrëmjen e së hënës.
E-maili që nuk ka adresë të saktë (emër&mbiemër), kërkon që ta heqim një artikull të cilin mediumi Periskopi e ka ripublikuar duke iu referuar artikullit të njëjtë nga mediumi ‘Koha’.
E-maili që ka arritur në Redaksinë tonë, ka një tonalitet kërcënues duke iu referuar “heqjes së kokave të gazetarëve dhe rrëmbimit të familjarëve të tyre”.
Në këtë klimë kërcënimesh, ku vetëm në fundjavë, mediumi ynë është etiketuar nga shteti serb si kërcënim për këtë vend, Periskopi do ta adresojë këtë përmbajtje në Policinë e Kosovës dhe në Organizatat për mbrojtjen e gazetarëve.
Përmbajtja e e-mailit që ka arritur në adresën tonë të Redaksisë, publikuar pa ndërhyrje:
prsh gazetar ju lutem fshijeni pergjithmone nga ëebi i juaj kudo qe e kini postuar kete shkrim se ke trondit shume familje, flm ne mirkuptim besoj se je gazetar me zemer te mire dhe e fshin menjeher. ju gazetart kujdes me shkrime sepse shume gazetarve po jau heqin kryt per shkrime ose po jau zajn peng familjaret. ma mire duje jeten pa probleme se paret per klikime e me probleme familjare, zoti ju bekofte me familje nese e shlyni meniher.
ju lutem shlyje ket artikull













