Abazi: Pranimin e targave, Serbia e ka bërë për të përfituar financiarisht nga lëvizja e qytetarëve të Kosovës

Abazi: Pranimin e targave, Serbia e ka bërë për të përfituar financiarisht nga lëvizja e qytetarëve të Kosovës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar sot pas njohjes së targave RKS nga Serbia, duke thënë se e ka bërë për çështje financiare. Abazi përmes një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se deklaratat e kryeministrit Kurti se Serbia e ka bërë pranimin e tabelave RKS për të moszbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin […]

Abazi përmes një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se deklaratat e kryeministrit Kurti se Serbia e ka bërë pranimin e tabelave RKS për të moszbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin është një manipulim.

Sipas tij, Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështirësimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçlës.

Postimi i plotë:

Serbia ka pranuar tabelat RKS për të përfituar financiarisht nga lëvizja e qytetarëve të Kosovës pas liberalizimit të vizave. Këtë vendim e ka bërë vetëm disa ditë para përfundimit të vitit. Pritjet e gjata disa orësh në kufijtë me Serbinë janë kolonat e makinave që paguajnë taksë rrugore, furnizohen me derivate, blejnë nëpër markete, paguajnë haraç, dhe kërkojnë e paguajnë për shërbimet tjera derisa kalojnë nëpër Serbi.  Përfituesi nga lëvizja me makina dhe autobus drejt shteteve evropiane nga liberalizimi i vizave është Serbia.

Serbia në çdo vendim ka kalkulimin e përfitimit financiar dhe përfitimit nga xhepi i qytetarëve të Kosovës, përderisa qeveritarët dhe eksponentët e saj për më shumë se dy vite kryefjalë e kanë luftën dhe rrjedhimisht frikësimin e investitorëve dhe turistëve. Kjo mendësi e publicitetit të konfliktit dhe luftës në njërën anë e konfliktit të vazhdueshëm me njësitet elitë të policisë, është mendësi qeverisëse e frikësimit të qytetarëve me qëllim të qeverisjes me manipulim dhe për defokusim nga problemet reale të qytetarëve!

Deklaratat se Serbia e ka bërë pranimin e tabelave për të mos zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin është manipulim i Kryeministrit. Vuçiq ka arritur ta mbajë Kosovës në kurth dhe njësoj por edhe me sanksione ndaj Kosovës ka arritur që t’ja vendos lakun në fyt me mbishkrimin e ‘Zajdenicës’ dhe tani po i mbledhë paratë e Kosovarëve në ikje për Perëndim! Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështirësimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçlës!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?