324 mijë euro u ndan sot për Listën Serbe, partinë që pas sulmit në Banjskë flitej të shpallej “organizatë terroriste”

324 mijë euro u ndan sot për Listën Serbe, partinë që pas sulmit në Banjskë flitej të shpallej “organizatë terroriste”

324 mijë euro është caktuar shuma e mjeteve nga Fondi për mbështetjen e Listës Serbe për këtë vit. Shuma e ndarë nga KQZ-ja, për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 36 mijë euro, apo në total 360 mijë euro, shkruan Periskopi. Kjo situatë, vjen vetëm pas 3 muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në […]

324 mijë euro është caktuar shuma e mjeteve nga Fondi për mbështetjen e Listës Serbe për këtë vit. Shuma e ndarë nga KQZ-ja, për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 36 mijë euro, apo në total 360 mijë euro, shkruan Periskopi.

Kjo situatë, vjen vetëm pas 3 muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në Banjskë, e ku në krye të këtij sulmi ishte, ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq.

Pas këtij sulmi, që Kosova nuk kishte përjetuar një të tillë nga paslufta, u shtuan zëra që Lista Serbe të shpallej “organizatë terroriste” nga Kosova.

Madje, ishte Presidentja Osmani ajo e cila kishte deklaruar se do të merren masa që parashihen me ligj për partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Për keqardhje që Lista Serbe të ishte një parti që luftonte për të drejtat e komunitetit serbë në Kosovë.. është shndërruar në mjet të Vuçiqit për ta luftuar paqen dhe sigurinë në rajon, më së paku i shkon për shtati qytetarëve serbë që janë në Kosovë. Më së shumti që janë terrorizuar nga elementet kriminale në veri, janë serbët e veriut, janë grupet e njëjta kriminale që akuzohen që e kanë vrarë Ivanoviqin, kanë kryer sulme deri në kidnapime, kanë sulmuar KFOR-in, e gazetarët gjatë majit dhe qershorit, tani policinë e Kosovës. Jemi duke bërë të gjitha analizat ligjore do të kemi një takim me kryeministrin, kryetarin e kuvendit, zëvendëskyreminisren, për të diskutuar këtë çështje gjatë orëve në vijim, gjithçka që parashihet në ligj do të jenë amsat që do të ndërmirren”, kishte deklaruar Osmani.

Për një inciativë të tillë, do të kishin përkrahjen nga pozitë e opozitë në Kosovë.

Kujtojmë se autoritetet kosovare konfiskuan arsenal armësh që ishin vendosur në manastirin e Banjskës, aty ku edhe ndodhi sulmi të dielën e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri, Afrim Bunjaku, u plagosën dy të tjerë, ndërsa u vranë nga Policia e Kosovës katër kriminelë serbë e u plagosën tetë të tjerë. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?