Zjarr në një autoservis në Duhël të Suharekës, digjen disa vetura

Zjarr në një autoservis në Duhël të Suharekës, digjen disa vetura

Një autoservis është përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në fshatin Duhël të Suharekës, ku si pasojë janë djegur disa vetura. Ndërkaq, ndihmë mjekësore për shkak të tymit kanë kërkuar dy qytetarë dhe një zjarrfikës. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Rreth orës 14:45, policia […]

Një autoservis është përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në fshatin Duhël të Suharekës, ku si pasojë janë djegur disa vetura.

Ndërkaq, ndihmë mjekësore për shkak të tymit kanë kërkuar dy qytetarë dhe një zjarrfikës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 14:45, policia është njoftuar se një zjarr i madh është ndezur në afërsi të fshatit Duhël të Suharekës, në këtë rast zjarri ka përfshirë një autoservis, ku janë djegur disa vetura dhe demi material është i madh”, ka thënë Bytyqi.

Ai tutje ka njoftuar se Policia dhe zjarrfikësit janë munduar ta shuajnë zjarrin pasi ka rrezikuar të përfshijë edhe një pikë karburanti që ndodhet afër.

“Zjarrfikësve të Suharekës iu kanë dalë në ndihmë edhe ata nga Mamusha e Prizreni. Deri më tani nuk ka të lënduar vetëm dëme të medha materiale. Dy qytetarë dhe një zjarrfikës kanë kërkuar ndihmën e mjekut për shkak të tymit”, është shprehur Bytyqi.

E lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ai ka thënë se kanë pak zjarrfikës e shumë nevoja, ndaj iu ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që ta kenë parasysh këtë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?