Zelensky falënderon Kanadanë për mbështetjen ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Kanadanë për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës gjatë një takimi me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, të premten në Otava. “Dua të falënderoj që në këtë periudhë të vështirë ju pritët ukrainasit dhe na ndihmuat në fushën e betejës, ushtarake, financiare dhe humanitare, gjë që është vendimtare”, tha Zelensky. Presidenti ukrainas […]

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Kanadanë për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës gjatë një takimi me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, të premten në Otava.

“Dua të falënderoj që në këtë periudhë të vështirë ju pritët ukrainasit dhe na ndihmuat në fushën e betejës, ushtarake, financiare dhe humanitare, gjë që është vendimtare”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas la të kuptohet se ai mund të vizitojë Kanadanë me fëmijët e tij “pas fitores” në luftën e Ukrainës me Rusinë, shkruan CNN.

“Faleminderit që qëndruat me ne”, tha Zelensky, duke shtuar se Kanadaja mbështeti Ukrainën që para pushtimit.

Trudeau tha se ky takim shërben si një mundësi që ai “të ulet dhe të bisedojë për të gjitha gjërat që duhet të bëjmë së bashku” dhe të qëndrojë fuqishëm kundër Rusisë.

Kryeministri tha se Kanadaja qëndron “fuqishëm dhe pa mëdyshje” me Ukrainën.

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, është gjithashtu në Otava duke zhvilluar bisedime dypalëshe me homologun e tij kanadez në një përpjekje për mbështetje ushtarake.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?