Ymeri: Nëse Kosova ka mosbesim absolut te ndërmjetësit, dialogu duhet të ndërpritet

Ymeri: Nëse Kosova ka mosbesim absolut te ndërmjetësit, dialogu duhet të ndërpritet

Analisti politik, Visar Ymeri tha se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në drejtim të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak tregojnë një mosbesim gati absolut ndaj BE-së. Ai tha se nëse ky mosbesim ekziston procesi i dialogut duhet të ndërpritet apo të ndërrohen akterët. Sipas tij kryeministri Kurti e ka keqkuptuar dialogun me Serbinë duke besuar […]

Ai tha se nëse ky mosbesim ekziston procesi i dialogut duhet të ndërpritet apo të ndërrohen akterët.

Sipas tij kryeministri Kurti e ka keqkuptuar dialogun me Serbinë duke besuar se është shumë më lehtë se sa që është.

“Në një proces negociator ku njëra nga palët, si Kosova tregon mosbesim gati absolut, karshi ndërmjetësit, pra BE-së, atëherë ai proces duhet të ndërprehet ose dikush nga akterët të ndërrohet. Kurti dje mundohej të thotë se problemin e ka me Lajcakun, por problemin e ka me BE-në, sepse Kurti ka problem me këtë lloj të procesit të dialogut, për dy arsye. Një që duke e shiku nga jashtë e ka keqkuptua procesin e dialogut, e dyta kur është fut brenda ka pasur më shumë besim në aftësi të veta se sa që është dashur të ketë. Më shumë besim te aftësitë e veta prej një intelektuali, diplomati e politikani”, tha ai.

Tutje ai tha se Kurti ka besim të gabuar kur mendon se Kosova ka fuqi të ndikoj te fuqitë e mëdha botërore.

“Kogja besim të madh të gabuar e tepruar në fuqinë e Kosovës për të vendos agjenda qysh do Kurti. Kurti e ka një personalitet megaloman politik, nuk len problem në botë pa ta zgjidhë në kamera. Pastaj këtë e projekton pastaj si një lloj fuqie e Kosovës si shtet e shqiptarëve në përgjithësi. Kur nisesh me këtë mendon që vetë prania jote mund t’i ndryshoj gjërat. Sepse mendon që të tjerët kanë qenë tradhtarë”, tha ai. /rtvdukagjini

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?