“Xheva ka pasur njohuri për të gjitha armët”, Vëllai: Sot ajo e Fehmiu nuk nderohen sa duhet

“Xheva ka pasur njohuri për të gjitha armët”, Vëllai: Sot ajo e Fehmiu nuk nderohen sa duhet

Sot bëhen 20 vjet që Fehmi e Xhevë Lladrovci dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Vëllai i dëshmores së kombit, Xhevë Lladrovci – Krasniqi, Selimi në një rrëfim në emisionin Frontal në T7 ka folur për shkathtësitë ushtarake të motrës së tij. “Xheva ka poseduar kallashnikov, por ka ditur që t’i përdor të gjitha llojet […]

Sot bëhen 20 vjet që Fehmi e Xhevë Lladrovci dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Vëllai i dëshmores së kombit, Xhevë Lladrovci – Krasniqi, Selimi në një rrëfim në emisionin Frontal në T7 ka folur për shkathtësitë ushtarake të motrës së tij.

“Xheva ka poseduar kallashnikov, por ka ditur që t’i përdor të gjitha llojet e armëve, ka marrë pjesë në aksione të ndryshme me armë të ndryshme. Xheva është marrur shumë me organizimin dhe trajnimin e shumë vajzave e grave në rajonin e Drenicës. Për fat të keq, në ditën kur ka rënë Xheva e Fehmiu unë nuk kam qenë aty, pasi kemi operuar në zona të ndryshme. Ne kemi qenë duke u furnizuar me armë në Shqipëri, kur ata të dy kanë rënë, ka qenë lajmi më i rëndë që kemi marrur, për të gjithë ne bashkëluftëtarët e tyre ka qenë një lajm shumë i keq.”

22 shtatori i vitit 1999, ishte një ditë sa dhimbje e aq krenari për familjen e luftëtares së UÇK-së, për çka sot, Selim Krasniqi thotë se vepra e heroizmi i heronjve pak nderohet në ditët e sotme.

“Dhimbje ka pasur shumë në familjen tonë kur kanë rënë Xheva e Fehmiu, por ka qenë edhe një krenari e madhe. Xheva e Fehmiu nuk janë dallu nga ushtarët, në orët e hershme të mëngjesit ata bënin roje së bashku me ushtarët e tyre. Për mua si vëlla e një heroine, është shumë e vështirë se si të sillem, e që të mos keqpërdoret lufta e gjaku i dëshmorëve. Borxh e kemi pasur atëherë e borxh e kemi tash për këtë vend, që kemi kontribu, Xheva e Fehmiu kanë qenë në gjendje të bëjnë gjithçka për vendin e tyre. Por sot për fat të keq nuk nderohen sa duhen ata dy, duhet bërë më shumë për ta, ndonjë organizim më i mirë për ta do të ishte më mirë për të gjithë ne”, ka rrëfyer Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?