Vuçiqi e përmendi Adem Jasharin, reagon ish-komandanti i UÇK: Ata që hyjnë në territorin e shtetit sovran, do ta kenë fatin e tre kriminelëve të vrarë

Vuçiqi e përmendi Adem Jasharin, reagon ish-komandanti i UÇK: Ata që hyjnë në territorin e shtetit sovran, do ta kenë fatin e tre kriminelëve të vrarë

Dje Policia e Kosovës u sulmua në veri të vendit nga grupet kriminale serbe, ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku dhe disa pjesëtarë të Policisë mbetën të plagosur. Të shtënat me armë zjarri drejt Policisë gjatë gjithë ditës së djeshme vazhduan deri në arrestimin dhe vrasjen e disa […]

E në lidhje me këto zhvillime ish-komandanti i UÇK-së, Ramë Buja në një prononcim për Periskopin vlerësoi lartë punën e Policisë së Kosovës, duke theksuar se ende duhet kujdes i shtuar pasi siç thotë ai “Serbia është e paparashikueshme”.

“Mirë që Policia e Kosovës është treguar mjaftë efektiv, shumë e kujdesshme dhe profesionale. Rreziku në atë pjesë nuk pushon kohë të gjatë dhe duhet të pasur shumë kujdes politika edhe veprimet policore, sepse ata janë të paparashikueshëm, është fjala për Serbinë sepse këtë gjë e bëri Serbia jo qytetarët asaj pjese siç tha Vuçiqi. Kështu që kujdesi me qenë gjithmonë i shtuar dhe vigjilenca në kulm… Kujdesi I politikës duhet të jetë në kulm që veprimet të bëhen racionale dhe të arsyeshme, ndërsa për pjesën e njerëzve të vrarë është për të ardhur keq, mirëpo ata që shkelin keq territorin që është sovran nuk kanë kah tjetër përveç fatit që pësuan të tre prej tyre”, tha Buja për Periskopin.

I pyetur për sasinë e madhe të armatimeve nga terrroristët serbë, Buja tha se të gjitha janë burim i Serbisë.

“Nuk ka burim tjetër, nuk ka shteg tjetër… të gjitha janë burim i Serbisë”, u shpreh ai.

Ish-komandanti i UÇK-së nuk la pa e komentuar edhe deklaratën e presidentit serb Aleksander Vuçiq, i cili gjatë konferencës mbrëmë bëri një krahasim banal duke e përmendur komandatin Adem Jasharin dhe ushtarët e UÇK-së.

“Asgjë nuk më befason. Ai ishte ministër I propagandës së millosheviqit gjitha ato që I tha dëshmojnë që ai të paktën në njëfarë forme e pranon fajin”, shtoi Buja.

Kujtojmë se Presidentja Osmani ditën e sotme e ka shpallur ditë zie në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku.

Varrimi i policit Afrim Bunjaku do të bëhet sot në ora 16:00./Iliriana Xhylani-Periskopi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?