Vuçiq bëhet qesharak: Orën që e mbaj ia dhuroj fëmijës së parë të lindur me 2024 në Kosovë

Vuçiq bëhet qesharak: Orën që e mbaj ia dhuroj fëmijës së parë të lindur me 2024 në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në dotë mban orën që ia ka dhuruar ish-presidenti i Çekisë, Miloš Zeman. Në emisionin “Hit Tweet” në TV PINK, ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit, i cili tha se këto ditë po përflitet se presidenti serb mban një orë 500 mijë euro Presidenti e hoqi orën […]

Në emisionin “Hit Tweet” në TV PINK, ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit, i cili tha se këto ditë po përflitet se presidenti serb mban një orë 500 mijë euro

Presidenti e hoqi orën nga kyçi i dorës dhe ia tregoi kamerës. Ai tha se orën ia ka dhënë në vitin 2019 ish-presidenti i Republikës Çeke, Miloš Zeman.

“Ka edhe një përkushtim. Për Aleksandar Vuçiqin, Presidentin e Republikës Çeke, Miloš Zeman, më 11 shtator 2019”, ka lexuar Vuçiq në dedikimin.
Thuhet se bëhet fjalë për një orë “Prima” të prodhuar në Çeki, modelet e së cilës kushtojnë nga 500 deri në 3000 euro.

“Ky model kushton rreth 1000 euro. Unë e di këtë sepse e kam veshur për vlerësim. E dini, është një dhuratë dhe si e tillë duhet t’i mbetet shtetit. Megjithatë, kam të drejtë ta blej përsëri, pasi ka vlerë sentimentale për mua. Prandaj kërkova vlerësim”, ka shpjeguar Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se planifikon t’ia dhurojë atë orë fëmijës së parë të lindur në Kosovë në vitin 2024:

“Këtë orë do t’ia dhuroj fëmijës së parë serb të lindur në Kosovë në vitin 2024, do t’ia dhuroj një djali ose një vajze”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se “i gjithë vendi e pa” se nuk bëhej fjalë për ndonjë orë Patek Philippe apo ndonjë tjetër, modelet e së cilës kushtonin disa qindra mijëra euro.

“Nuk më interesojnë gjëra të tilla. Unë jam i interesuar për gjëra krejtësisht të ndryshme. Dhe ata që shpikin dhe gënjejnë, padyshim se janë të interesuar për këtë, pasi shoh se i njohin mirë markat dhe modelet”, ka përfunduar Vuçiq.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?