Vrasja në Malishevë: Trupi i viktimës ende në rrugë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Siç raporton Kallxo.com trupi i pajetë i personit vazhdon të jete ende në rrugë, në afërsi të një pompe derivatesh në mes të fshatrave Bellanicë dhe […]
Siç raporton Kallxo.com trupi i pajetë i personit vazhdon të jete ende në rrugë, në afërsi të një pompe derivatesh në mes të fshatrave Bellanicë dhe Banjë.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i ka thënë Periskopit se i dyshuari për vrasjen është dorëzuar në stacion policor.
“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, u shpreh Elezaj.
Fotot nga vendi ngjarjes janë siguruar nga Kallxo.com.













