Vdes një prej legjendave të Prishtinës dhe Shkupit, Visar Reka

Muzicienti dhe regjisori, Visar Reka ka vdekur të hënën. Këtë e ka bërë të ditur motra e tij, Valbona, e cila tha se Visar Reka ka vdekur pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë. “Të dashur familjarë dhe farefis i gjerë, të nderuar miq, shokë dhe kolegë, Ju njoftoj se sot, pas një sëmundje […]

Muzicienti dhe regjisori, Visar Reka ka vdekur të hënën.

Këtë e ka bërë të ditur motra e tij, Valbona, e cila tha se Visar Reka ka vdekur pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë.

“Të dashur familjarë dhe farefis i gjerë, të nderuar miq, shokë dhe kolegë, Ju njoftoj se sot, pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, ndërroi jetë vëllai im, Visar Reka. Për ditën e varrimit do t’ju informoj”, ka shkruar Valbona Reka.

Reka ka lindur në Shkup ndërsa në vitin 1990 ka shkuar në Angli e më pas në Zvicër.

Gjatë vitit 1998, ai ka shërbyer si zëdhënës i UÇK’së nga Perëndimi. Ai ka qenë një prej njerëzve më të angazhuar në lëvizjen për pavarësinë e Kosovës.

Reka ka qenë ekspert i sigurisë, ndërsa në një periudhë prej 3 vitesh ka punuar si korrespondent i Kohës Javore nga Zvicra (1994-1997).

Poashtu, ai ka qenë bashkëpunëtor i Grupit Telex dhe bendeve tjera si dhe i këngëtares Violeta Rexhepagiqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?