Shqipëri: Apeli refuzon sërish ndryshimin e masës së sigurisë për Belerin

Shqipëri: Apeli refuzon sërish ndryshimin e masës së sigurisë për Belerin

Në Shqipëri Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi sot një tjetër kërkesë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Vendimi i sotëm e lë sërish në paraburgimin zotin Beleri, i cili u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit nën dyshimet e […]

Në Shqipëri Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi sot një tjetër kërkesë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Vendimi i sotëm e lë sërish në paraburgimin zotin Beleri, i cili u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit nën dyshimet e korrupsionit në zgjedhje.

Javën e shkuar Prokuroria e Posaçme, njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes, e cila ka provokuar një përplasje të fortë mes Tiranës dhe Athinës. Kryeministri shqiptar ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk mund të pranojë ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë.

Ndërsa autoritetet greke po përdorin mjete të ndryshme diplomatike dhe juridike për të ndikuar procesin, duke kërcënuar dhe me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Dje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se “marëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë janë lënë në hije nga rasti i burgosjes së Fredi Belerit”.

Ndërsa sot për të ndjekur seancën në Gjykatën e Posaçme të Apelit, përveç ambasadores greke në Tiranë, ishin dhe dy avokatë grekë dhe presidenti i Avokatëve Pa Kufi. Në një konferencë për shtyp ata deklaruan se në rastin e zotit Beleri ka shkelje të konventës europiane për të drejtat e njeriut dhe se mbajtja e tij në paraburgim është sipas tyre, “joproporcionale, edhe me shkeljen e pretenduar”./VOA.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit