ShBA-ja po heton përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist ku u vra polici Afrim Bunjaku

ShBA-ja po heton përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist ku u vra polici Afrim Bunjaku

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po heton përfshirjen e Beogradit në njësinë paraushtarake dhe po përpiqet të zbulojë misionin e tij në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku terroristët serbë vranë rreshterin policor Afrim Bunjaku. E nëse zbulohet se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka qenë i përfshirë, atëherë, sipas The Guardian, […]

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po heton përfshirjen e Beogradit në njësinë paraushtarake dhe po përpiqet të zbulojë misionin e tij në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku terroristët serbë vranë rreshterin policor Afrim Bunjaku.

E nëse zbulohet se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka qenë i përfshirë, atëherë, sipas The Guardian, do të ndryshojë qasja e ndërmarrë nga ShBA-ja dhe BE-ja ndaj negociatave.

Madje, kjo mund të çojë edhe në sanksione ndaj Serbisë, transmeton KosovaPress.

“SHBA-ja ka mbështetur bisedimet dhe deri më tani ka mbajtur anën e Evropës për vënien e fajit më të madh për dështimin e tyre kryeministrit kosovar, Albin Kurti. Por administrata Biden po heton përfshirjen e Beogradit në njësinë paraushtarake dhe po përpiqet të zbulojë misionin e saj. Nëse Vuçiq zbulohet se ka qenë i përfshirë, kjo mund të ndryshojë qasjen e ndërmarrë nga SHBA dhe BE ndaj negociatave, të cilat janë kritikuar nga ligjvënësit në të dy anët e Atlantikut si të njëanshëm ndaj Beogradit. Kjo gjithashtu mund të çojë në sanksione ndaj Serbisë”, shkruan The Guardian.

Se ka pasur një skenar për të provokuar një konflikt që do të çonte në ndarjen e Kosovës ka thënë kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

“Është gjithnjë e më e qartë se ka pasur një skenar për të provokuar një konflikt në mënyrë që ushtria serbe pastaj të hyjë për të mbrojtur popullin serb në veri dhe kështu të zbatojë ndarjen e Kosovës”, ka thënë Biserko.

Sipas saj, ky sulm ka tejkaluar kufijtë e asaj që Perëndimi mund të tolerojë.

“Ky operacion, pavarësisht se kush është drejtpërdrejt përgjegjës për të në Beograd, ka kaluar një vijë të kuqe që perëndimi nuk mund ta tolerojë. Kjo situatë nuk është provokuar nga Kurti, siç komentojnë shumica në Beograd. Përkundrazi, ai tregoi pjekuri dhe policia e Kosovës tregoi profesionalizëm”, ka thënë ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?