Sfishta pas shkarkimit: Vendimi i MASHT-it skajshmërisht i paligjshëm

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka mbajtur konferencë për media lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për shkarkimin e tij nga kjo pozitë. Ai në konferencë tha se dje ka pranuar një vendim të nënshkruar nga Ministrja Nagavci i cili vendim e shkarkon atë nga detyra e […]
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka mbajtur konferencë për media lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për shkarkimin e tij nga kjo pozitë.
Ai në konferencë tha se dje ka pranuar një vendim të nënshkruar nga Ministrja Nagavci i cili vendim e shkarkon atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës së Studentëve.
“Po ashtu, dje gjatë ditës kam pranuar një email nga kabineti i ministres Nagavci që sot në ora 9:00 të bëj dorëzim-pranimin e detyrës për personin që do të caktohet nga ata për të ushtuar detyrën e drejtorit”-tha ai.
Mirëpo Sfishta tha se nga ora 9:00 nuk ka ardhur askush as nga Ministria e Arsimit as personi që është emëruar në këtë pozitë.
Ndërsa vendimin e quajti skajshmërisht të paligjshëm.
“Sa i përket vendimit të ministres Nagavci për shkarkimin tim, unë mendoj dhe besoj që ky vendim është skajshmërisht i paligjshëm dhe do ta sfidojë me të gjitha mjetet juridike që kam në dispozicion” – u shpreh Sfishta.
“Ky vendim pak a shumë thotë që të shkarkohem për arsye se kanë shpallur të paligjshëm një akt emërim që m’u ka lëshuar mua nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit në një kohë të caktuar” – shtoi ai.












