Serbia dërgon ushtrinë përreth Kosovës, Joseph kritikon Hillin dhe Ambasadën për mosreagim

Serbia dërgon ushtrinë përreth Kosovës, Joseph kritikon Hillin dhe Ambasadën për mosreagim

Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, e ka kritikuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi dhe ambasadorin amerikan Christopher Hill, për mos reagim ndaj thirrjes së Shtëpisë së Bardhë për të shtensionuar situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka numëruar orët prej kur […]

Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, e ka kritikuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi dhe ambasadorin amerikan Christopher Hill, për mos reagim ndaj thirrjes së Shtëpisë së Bardhë për të shtensionuar situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka numëruar orët prej kur Shtëpia e Bardhë ka reaguar, duke thënë se për mbi 10 orë, ambasadori Hill dhe Ambasada Amerikane në Serbi nuk e kanë shpërndarë reagimin e Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

“Shtëpia e Bardhë e alarmuar po i bën thirrje Serbisë që t’i tërheqë trupat e saj përgjatë kufirit me Kosovën. Sekretari Blinken ia ka nënvizuar Vuçiqit nevojën për të de-eskaluar tensionet me Kosovën. Mbi 10 orë kanë kaluar dhe as ambasadori amerikan në Serbi Christophfer Hill dhe as Ambasada e ShBA-së në Serbi nuk i kanë shpërndarë mesazhet e krizës”, ka shkruar Joseph në Twitter.

“Duke folur në SAIS, Madeline Albright tha një herë se “ajo që ka më shumë rëndësi në diplomaci është ajo që thuhet publikisht”. Ambasadori Hill ka postuar herën e fundit më 26 shtator dhe Ambasada e ShBA-së në Serbi më 26 shtator. Po të ishit ju në vend të presidentit Vuçiq, çfarë mesazhi do të kishit marrë?”, ka pyetur ai.

Kujtojmë se të dielën (24.09.2023) një formacion ushtarak serb kreu një sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë humbi jetën një rreshter i Policisë së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?